Ballina Bota SH P Ë R TH I M në një spital në Napoli/...

SH P Ë R TH I M në një spital në Napoli/ “Hapet toka”, përpin disa makina (VIDEO)

Një  sh p ë r th i m  i fuqishëm në një  s p i t a l  në periferi të Napolit, ka bërë që një krater gjigant të hapet në parkingun e tij.

Pavarësisht përmasave të  sh p ë r th i m i t, fatmirësisht nuk ka raporte për persona të lënduar, por disa automjete përfunduan në gropën gjigante. Disa dëshmitarë okularë thonë se toka u hap pas  sh p ë r th i m i t, ndërsa  h e t i m e t  janë përqendruar te tubacionet e oksigjenit. Mendohet se pikërisht kjo strukturë e nëndheshme mund të ketë qenë shkaku i  i n c i d e n t i t.

https://youtu.be/vdobcBcUd6g

Ngjarja bëri që të ndërpritej furnizimi i spitalit me energji elektrike, por grupi i gjeneratorëve me të cilët është pajisur për raste emergjencash, bëri që mundur që aktiviteti në ndërtesë të mos ndërpritej. Krateri 2 mijë metra katrorë pranë spitalit Ponticelli ka një thellësi prej gati 20 metrash.

Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje, ndërsa konsiderohet “një mrekulli” që  i n c i d e n t i  nuk shkaktoi asnjë të  p l a g o s u r.

https://youtu.be/K596NTN5eGY

@tn.lajmelokale
@tetovanews