Ballina Bota Danimarka po ndërton ishullin e saj të parë të energjisë

Danimarka po ndërton ishullin e saj të parë të energjisë

Danimarka ka miratuar një plan për të ndërtuar ishullin e parë të energjisë në botë, në Detin e Veriut, i cili do të prodhojë dhe ruajë energji të gjelbër të mjaftueshme për nevojat e tre milion familjeve evropiane për energji elektrike.

Ishulli artificial, i cili do të ketë madhësinë e 18 fushave të futbollit, do të lidhet me qindra turbina ere dhe do të sigurojë energji si për familjet ashtu edhe për industrinë.

Ai do të jetë i lidhur me disa vende evropiane.

Plani vjen paralelisht me njoftimin e ambicies së Bashkimit Evropian për të transformuar sistemin elektrik, i cili duhet të mbështetet në energjinë e rinovueshme dhe forcimin e kapacitetit të fermave të erës brenda dhjetë vjetësh.

“Ky është një moment i shkëlqyeshëm për Danimarkën dhe tranzicionin global të gjelbër,” tha ministri danez i Energjisë Dan Jorgensen.

“Qendra energjetike e Detit të Veriut do të jetë projekti më i madh i ndërtimit në historinë daneze,” shtoi ai.

Ndërtimi i ishullit do të kushtojë gati 34 miliard dollarë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews