Ballina Aktualitet “Kryeministër i ardhshëm”, Basha pritet me ovacione në Lezhë, i ‘shtrojnë’ rrugën...

“Kryeministër i ardhshëm”, Basha pritet me ovacione në Lezhë, i ‘shtrojnë’ rrugën me sheqer (VIDEO)

Pas Kavajës, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me ovacione në qytetin e Lezhës.

“Rama ik’, ‘Mirëserdhe kryeministër i ardhshëm’, janë dëgjuar qytetarët teksa pritën kryedemokratin, ndërsa i kanë hedhur sheqer rrugës ku do kalonte Basha si një ogur i mirë për zonën.

“Kryeministër i ardhshëm”, Basha pritet me ovacione

Dhjetëra qytetarë e kanë përshëndetur dhe e kanë shoqëruar gjatë rrugëtimit të tij në qytetet, teksa Basha ka takuar qytetarë dhe biznese të zonës.

Këta të fundit i janë ankuar për situatën ekonomike në vend dhe përkeqësimi pas pandemisë së Covid-19.

“Do iu çlirojmë nga taksat e larta. Lezha ka pasuri të jashtëzakonshme, ka prosperitet të jashtëzakonshëm, prosperitet. Një nga zonat më të bukura të Ballkanit. Kemi një plan për biznesin e vogël, për turizmin.

Do largojmë oligarkinë dhe t’i shërbejmë qytetarëve. Të ndalim këtë të keqe. Do bëjmë një qeveri për të ndihmuar qytetarët jo veten”, tha Basha.

https://youtu.be/hlkGF0ZUa94

@tn.lajmelokale
@tetovanews