Ballina Bota Përmbytje në Turqi, momenti i shpëtimit të një familjeje që ishte bllokuar...

Përmbytje në Turqi, momenti i shpëtimit të një familjeje që ishte bllokuar në çatinë e shtëpisë (VIDEO)

Të paktën 9 persona kanë humbur jetën deri më tani si pasojë e përmbytjeve të ndodhura në Turqi.

Mediave bëjnë me dije se Jugu i Turqisë prej ditësh po përballet me vatra të shumta të zjarrit, dhe përmbytjet që goditën rajonet Bartin dhe Sinop përgjatë Detit të Zi.

Autoritet kanë njoftuar se në rajonet e goditura po vazhdon evakuimi i qytetarëve me helikopterë duke theksuar se disa rrugë janë mbyllur për shkak të dëmtimeve apo shembjes së urave.

Ndërkohë në një video të publikuar së fundmi shihet momenti i shpëtimit të një të moshuare dhe familjes së saj që kishin ngelur të bllokuar në çatinë e shtëpisë së tyre.

Nga pamjet mund të shihet se si ekipet e kërkim-shpëtimit, arrijnë ta shpëtojnë një grua të moshuar dhe familjen e saj që qëndronte në kulmin e shtëpisë.

Ndërkohë deri më tani dhjetëra shpi janë shkatërruar dhe gjësendet tjera nëpër rrugë të qyteteve, e një video tjetër shihet sasia e madhe e baltës duke shembur shtëpinë. /abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews