Ballina Bota VIDEO: SH E RR dhe G R U SH T A në...

VIDEO: SH E RR dhe G R U SH T A në Parlament! Shihni si rrihen deputetët, teksa prezantohet programi i qeverisë

Deputetët e shumicës dhe opozitës e rikthyen të mërkurën, Kuvendin e Armenisë në një “arenë boksi”.

Garda e parlamentit u detyrua të ndërhyjë me for*cë për t’i shpëtuar parlamentarët nga grushtet e shishet me ujë që hidhnin mbi njëri-tjetrin.

Zëniet e ashpra përfshinë edhe gratë, madje një prej tyre, Ana Mkriian u bë të martën, shkas për acarimin e situatës.

Opozitarja edhe më herët ishte paralajmëruar për deklaratat ndaj kryeministrit Nikol Pashinian, por këtë herë u urdhërua ta lërë sallën.

Shefi i qeverisë po shpaloste programin politik kur pati ndërhyrje nga vendi duke e qortuar për kapitullimin e shtetit në konfliktin për rajonin malor të Karabakut, kundër Azerbajxhanit.

Lufta e vitit të shkuar la të vrarë mbi 3,700 ushtarakë armenë dhe mbi 240 nuk janë gjetur.

Me gjithë rezultatin tragjik, deputetët e mazhorancës thanë se akuzat e opozitës nuk qëndrojnë e as nuk reflektojnë vullnetin e popullit duke pasur parasysh se u dha pushtetin.

Opozita është ankuar se zgjedhjet e fundit e nxorën më të dobët prej manipulimeve, ndërsa edhe OSBE-ja që monitoroi zgjedhjet pranoi se retorika e partive ishte e ashpër, por procesi në qershor në përgjithësi ishte pozitiv.

@tn.lajmelokale
@tetovanews