Ballina Shëndeti Koronavirusi Covid-19/ Mjeku i njohur: Mutacionet kërcënim serioz! Mos po shkojmë drejt rifillimit...

Covid-19/ Mjeku i njohur: Mutacionet kërcënim serioz! Mos po shkojmë drejt rifillimit nga e para?

Nga Shefqet DELIALLISI

COVID-19

MUTACIONET

KERCENIM SERIOZ …

Nga varianti Delta te varianti MU…

Mos po shkojmë drejt rifillimit nga e para?

Sa më shumë zgjat pandemia, aq më shumë virusi

qarkullon. Sa më shumë virusi qarkullon, aq më shumë mundësi ka për mutacione.

Rasti më i keq është nëse variantet e reja pësojnë mutacione që do e bënin virusin rezistent ndaj antitrupave të krijuara nga vaksina, apo të fituara pas kalimit të sëmundjes.

Kjo do të ishte një fillim i epidemisë nga e para.

Të dhënat shkencore më të fundi flasin për një kërcënim.

Sipas drejtorit të përgjithshëm të Pfizer, Albert Bourla, kompania beson se një variant i ri rezistent ka të ngjarë të dalë dhe të krijojë një problem të madh vitin e ardhshëm.

Sipas tij, Covid-22 mund të jetë i njejtë ose edhe më i keq se Covid-19.

Por sipas një raportit më të ri epidemiologjik të OBSH-së pak ditë më parë, një variant që ka një grup mutacionesh me veti të mundshme të “ikjes imune”, (shmanies së imunitetit) është shaqur, madje dhe në oborrin e shtëpisë tonë, në Greqinë fqnjë.

Ky variant mund ta ketë më të lehtë të infektojnë njerëz të vaksinuar, përmes mutacioneve në proteinën e virusit.

Nëse kjo proteinë do ndryshon ndjeshëm, sigurisht që ekziston mundësia që vaksinat në përdorim, të funksionojnë pak ose aspak !

Si mund të mbrohemi ?

E vetmja mënyrë zvogëlimi i transmetimit të virusit përmjet vaksinimit të popullatës sa më shpejtë të jetë e mundur madje mbulimi me vaksinë,

edhe i popullatës më të re…

Refuzimi i vaksinës është i paarsyeshëm dhe joracional. Vaksinimi është një akt përgjegjësie, para së gjithash ndaj vetes, dhe më pas ndaj komunitetit.

Nëse ka një detyrim, është pikërisht aspekti social i vaksinimi, që nuk mund të mohohet për momentin.

Pa “normalizim” të përhapjes së virusit, bashkëjetesa me të është me pasoja të rënda.

Mutacionet janë kërcënimi më serioz !

Mund ta kthejnë cdo gjë nga e para…nga e para fare…

@tn.lajmelokale
@tetovanews