Ballina Bota Mbi 400 viktima në 24 orë në Gjermani, numri më i lartë...

Mbi 400 viktima në 24 orë në Gjermani, numri më i lartë i të vdekurve që nga shkurti

Gjermania ka regjistruar 446 viktima në 24 orë, numri më i lartë i të vdekurve që nga shkurti. Spitalet kanë paralajmëruar se deri në Krishtlindje numri i të shtruarve në njësinë e kujdesit intensiv pritet të shkojë në 6,000 pacientë, më shumë se gjatë vitit të kaluar.

Vendi ka regjistruar 67, 186 raste, 302 më shumë se një javë më parë. Qeveritë federale dhe rajonale gjermane kanë rënë dakord të ndërmarrin masa për të trajtuar valën e katërt të Covid-19, duke përfshirë intensifikimin e fushatës së vaksinimit dhe reduktimin e kontakteve, veçanërisht të pavaksinuarve.

Artikulli paraprakUniversiteti Tetovës, Reshat Qahili u zgjodh ushtruesi i detyrës së rektorit
Artikulli tjetërSi mund ta zgjidhë qeveria e re gjermane krizën kufitare të Bashkimit Evropian