Ballina Aktualitet Universiteti Tetovës, Reshat Qahili u zgjodh ushtruesi i detyrës së rektorit

Universiteti Tetovës, Reshat Qahili u zgjodh ushtruesi i detyrës së rektorit

Universiteti Tetovës njofton se sot u konstituua Senati dhe u verifikuan anëtarët nga Komisionit për verifikim, në këtë mbledhje u zgjodhi ushtruesi i detyrës rektor dhe për këtë funksion u zgjodh prorektori për arsim, Prof. Dr. Reshat Qahili.

Nga UT thanë se procedura përkatëse për konstituimin e Senatit dhe verifikimin e anëtarëve nga ana e Komisionit për verifikim, “u zhvillua në përputhje me Ligjin për arsim të lartë në vendin tonë, Statutin e Universitetit dhe aktet tjera juridike.”

“Po ashtu, u zhvillua procedura për zgjedhjen e anëtarëve të Senatit, dhe më pas, me shumicë votash nga anëtarët e pranishëm të Senatit, në përputhje me Ligjin për arsim të lartë, Statutin e Universitetit dhe aktet tjera të brendshme për kryetar të Senatit, u zgjodh Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti.” thanë nga UT.

Nga UT thanë se të gjitha këto janë bërë në përputhje me Statutin e universitetit, por ky statut nuk është i hapur për publikun. Ai mungon në ueb-faqen e UT-së.

Me 22 tetor Portalb.mk dërgoi kërkesë me disa pyetje në UT për rastin e plagjiaturave, nëpërmjet Ligjit për qasje të lire për informata me karakter publik, në të cilën në mes tjerash, e ka kërkuar edhe statutin e UT-së dhe pse i njëjti nuk gjendet në ueb-faqe, por nga atje ende nuk janë përgjigjur edhe pse ka kaluar afati. Portalb.mk do të ankohet tek Agjencia për qasje të lire për informata me karakter publik për mos-përgjigjje të këtij institucioni.

@tn.lajmelokale
@tetovanews