Ballina Bota Vdes personi i parë i infektuar me variantin Omicion/ Apeli i kryeministrit...

Vdes personi i parë i infektuar me variantin Omicion/ Apeli i kryeministrit britanik

Në Britaninë e Madhe është shënuar viktima e parë me variantin e ri të Covid-19, Omicion. Lajmin e bëri të ditur kryeministri, Boris Johnson, teksa inspektonte një qendër vaksinimi në Paddington, në perëndim të Londrës.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar se të paktën një pacient me variantin e ri ka vdekur në Mbretërinë e Bashkuar.

“Me keqardhje ju them se të paktën një pacient tani është konfirmuar se ka vdekur me Omicron,” u tha Johnson gazetarëve.

Ai gjithashtu theksoi se ideja se Omicron është një variant më pak i rrezikshëm nuk duhet të merret parasysh dhe se është e nevojshme që qytetarët të kuptojnë ritmin e shpejtë me të cilin po përhapet ky variant.

Gjithashtu kryeministri tha se gjëja më e mirë për të gjithë është shtimi i dozave të vaksinave.

“Kështu që unë mendoj se ideja se ky është disi një version më i butë i virusit –  kjo është diçka që duhet ta vendosim mënjëanë dhe thjesht të njohim ritmin me të cilin ai po përshpejtohet përmes popullsisë.”-  tha ai.

Të dhëna jo të plota nga spitalet në Afrikën e Jugut, bëjnë me dije se pacientët që preken nga ky variant janë më të rinj në moshë dhe trajtimi i sëmundjes është i njëjtë me variantet paraardhëse, ndërsa shkencëtarët në mbarë botën po analizojnë efikasitetin e trajtimet aktuale.

Bazuar në ndryshimet gjenetike që paraqet varianti i ri Omicron, pritet që disa trajtime të kenë të njëjtin efikasitet, por trajtimet të tjera mund të kenë më pak.

Gjithsesi, ajo çfarë dimë deri tani është se ‘’armët’’ për ta luftuar dhe këtë variant janë të njëjtat. Vaksinat mbeten masa më e efikase për të mbrojtur njerëzit nga COVID-19, për uljen e transmetueshmërise apo parandalimin e shfaqjes së varianteve të reja.

Që kur rastet e para të Omicron u zbuluan më 27 nëntor në Mbretërinë e Bashkuar, Johnson ka vendosur kufizime më të ashpra dhe të dielën ai u kërkoi njerëzve të merrnin vaksina përforcuese për të parandaluar mbingarkesën e shërbimit shëndetësor.

@tn.lajmelokale
@tetovanews