Ballina Aktualitet Shqipëri Mësohet kurthi që përdori Sali Berisha për të hyrë në seli

Mësohet kurthi që përdori Sali Berisha për të hyrë në seli

Hyrja e Sali Berishës në selinë e PD-së u mbajt e fshehtë deri në minutat e fundit përpara se ai ti prinet grupit të Komisionit Rithemelues për të depërtuar brenda godinës. Që në orët e para të mëngjesit tek reporterët që mbulojnë opozitën ishte hapur lajmi që rreth orës 12 30 29 anëtarët e komisionit mund të mblidheshin në seli.

Këtë gjë me sa duket e kishin dëgjuar edhe mbështetësit e Bashës që e kishin zënë një sallë vetë ndërsa tjetrës i kishin hequr karriget në mënyrë që askush tjetër të mos zhvillonte një aktivitet paralel. Por nëse Berisha nuk do të ishte vetë personalisht të tjerëve mund ti mbyllej dera forcërisht, citon Lapsi.al. Ky debat është zhvilluar edhe në mes mbështetësve të foltores deri atyr nga 01 15 minuta kur lideri historik i demokratëve njoftoi se ai do ti printe vetë mardhit në seli.

Kjo lëvizje e fundit ishte dhe kurthi që Berisha nuk ia kishte thënë askujt më parë dhe i kapi të gjithë të papërgatitur. Gazetarët u njoftuan vetëm 15 minuta para se ai do të shkonte personalisht në PD dhe pas kësaj koha ishte shumë e shkurtër që dikush të merrte masa. Berisha depërtoi pa asnjë pengesë dhe i pa shqetësuar deri në katin e dytë të godinës. Madje edhe kur Berisha me mbështetësit vijuan të qëndronin ne seli, thirrjeve të administratës së PD-së për të mbledhur aty militantë të Bashës për ta mbështetur atë nuk iu përgjigj pothuajse asnjë njeri.

@tn.lajmelokale
@tetovanews