Ballina Aktualitet Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi të ndryshojë kushtet për kredi në...

Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi të ndryshojë kushtet për kredi në lidhje me projektin për gazifikim e vendit

Propozimin e Ministrisë së Financave në lidhje me marrjen e kredisë për gazifikimin, e miratoi sot në seancën e 126-të Qeveria e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria e RMV-së në seancën e sotme e miratoi propozimin e Ministrisë së Financave për riprogramimin e kushteve për kredi të Sh.A. “Resurset Nacionale Energjetike” – Shkup në pronësi të shtetit, në raport me kredinë për financimin e projektit “Gazifikimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, fituar nga Dojçe Bank dhe Erste bank”, njoftojnë nga Qeveria.

Ministria e Financave është e obliguar që në seancën e radhës të paraqet zgjidhje ligjore me kushtet e reja për kredi, të cilat duhet të miratohen fillimisht në Qeveri, për të vazhduar pastaj në Kuvend.

Artikulli paraprakBritania e Madhe e shqetësuar me tensionet në Ballkanin Perëndimor
Artikulli tjetërGreta Koçi ‘plas bombën’: Jam martuar dhe jetoj në…