Ballina Bota Bombardohet pallati rezidencial në Kharkiv të Ukrainës, nuk dihet numri i viktimave...

Bombardohet pallati rezidencial në Kharkiv të Ukrainës, nuk dihet numri i viktimave (VIDEO)

Një pallat rezidencial është goditur nga bombardimet ruse, duke e lënë atë tërësisht të shkatërruar dhe duke shkaktuar një numër viktimash, i cili ende nuk është konfirmuar nga autoritetet lokale ukrainase.

Media e parë e cila e transmetoi lajmin dhe pamje nga vendi i ngjarjes, është BNO News, një agjenci lajmesh.

Një shtetase australiane, e cila jeton në Kiev, nga ana tjetër, ka dëshmuar për median amerikane ABC, se një pjesë e një krahu avioni është rrëzuar shumë pranë shtëpisë së saj. Situata është e përshkallëzuar së tepërmi pas vendimit të Vladimir Putin, për të nisur sulmin ndaj Ukrainës, në orët e vona të natës.

Ukraina ndërkohë, po bën të pamundurën të mbrohet, ku akti më i suksesshëm deri tani, është ai i rrëzimit të një avioni bombardues rus.

https://youtu.be/Tgk6X6thCS0

Ukraina gjendet në orët e saj më të vështira dhe të errëta teksa i gjithë vendi po goditet nga të gjitha anët.

Bombarduesit Strategjikë Ruse dhe Forcat Speciale Ruse kanë filluar operacionet ushtarake në Ukrainë.

Këto të fundit, u paralajmëruan në fragmentet e tyre të fundit nga presidenti rus Vladimir Putin.

Një situatë surreale, ku Kiev-i ka regjistruar deri më tani katër shpërthime në afërsi të saj.

https://youtu.be/upOH1YRhPJo

Mbi Belgorod u dëshmuan zhurmat e avionëve që kaluan. Sipas dëshmitarëve ato po fluturojnë drejt Kharkiv-it.

Kharkiv-i ka qenë zona për të cilën zyrtarët amerikanë kanë pretenduar gjatë se ka qenë në diskutim për t’u pushtuar.

Ai është një qytet me mbi 1.4 milionë banorë dhe është më e populluar se e gjithë Estonia.

Media ruse “Interfax” raporton se të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pranë aeroportit Boryspil të Kiev-it.

https://youtu.be/Uyb68aqjzbc

Ndërkaq që një zyrtar ukrainas zbuloi për “The Washington Post” rreth asaj zonte janë dëgjuar edhe shpërthime.

Dy shpërthime të forta janë raportuar edhe në Mariupol, në bregun e detit Azov.

Shpërthimet masive kanë tronditur edhe qytetin Berdyansk.

@tn.lajmelokale
@tetovanews