Ballina Bota “E humbën…” Inteligjenca amerikane ka lajme të këqija për ushtrinë ruse në...

“E humbën…” Inteligjenca amerikane ka lajme të këqija për ushtrinë ruse në Ukrainë

Inteligjenca amerikane ka lajme të këqija për ushtrinë ruse. Reuters raporton duke iu referuar një zyrtari amerikan të Mbrojtjes se ata kanë të dhëna nga terreni që tregojnë se ushtria ruse e ka humbur “tempon” në sulmin ndaj Ukrainës dhe tani pritet që të pësojnë humbje edhe më të mëdha.

Zyrtari i lartë amerikan i tha Reuters që Rusia nuk ka marrë ende deri më tani asnjë qendër të madhe administrative në Ukrainë duke ndejtur në periferi të vendit edhe pse sulmet me raketa janë zhvilluar në zona të banuara duke lënë qindra të vdekur.

Amerikanët kanë të dhëna se Rusia po përgatit edhe një sulm kibernetik ndaj hidrocentralit Kakhovka në jug të Ukrainës.

Më herët, zyrtarë britanikë raportuan se ushtria ruse kishte humbur 2 800 ushtarë, 80 tanke dhe më shumë se 500 mjete të tjera gjatë ditës së parë të sulmit mbi Ukrainë, ndërkohë që raportohen edhe 10 avionë e 7 helikipterë të rrëzuar.
Gjatë pasdites, presidenti Putin i kërkoi ushtarëve ukrainas “që të marrin situatën në dorë”, gjë që u lexua si një thirrje për grusht shteti ndaj qeverisë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews