Ballina Bota Qyteti ukrainas që nuk ekziston më! (VIDEO)

Qyteti ukrainas që nuk ekziston më! (VIDEO)

Kreu i Administratës Shtetërore Rajonale të Donetsk, Pavlo Kyrylenko deklaroi në transmetimin e kanalit televiziv “Direct” se qyteti Volnovakha si i tillë nuk ekziston më – shumica e njerëzve janë larguar dhe infrastruktura është shkatërruar.

“Në përgjithësi, Volnovakha me infrastrukturën e saj si e tillë nuk ekziston më,” tha Kirilenko.

Megjithatë, luftimet për vetë territorin vazhdojnë ende, pasi është vend i rëndësishëm strategjik në drejtimin e Donjeckut.

“Lufta po vazhdon për të mos lejuar armikun të mbyllë unazën dhe të arrijë plane taktike dhe strategjike”, shpjegoi zyrtari.

https://youtu.be/E38aPw1F8Rk

Sipas Kyrylenko, 100,000 njerëz jetonin në rrethin Volnovakha para luftës dhe shumica e popullsisë tashmë është evakuuar.

Situata në qytet mbetet shumë e vështirë – armiku po përdor vazhdimisht artileri dhe sulme të fuqishme ajrore. Kirilenko shpjegon se në terren nuk luftojnë vetëm trupat ruse, por edhe ushtria e të ashtuquajturës “DPR”, e cila shton vështirësitë./TetovaNews

FOTO:

@tn.lajmelokale
@tetovanews