Ballina Bota Tentuan të vrasin Zelenskyn. Ministria e Mbrojtjes konfirmon se kanë asgjësuar një...

Tentuan të vrasin Zelenskyn. Ministria e Mbrojtjes konfirmon se kanë asgjësuar një grup luftëtarësh çeçenë

Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Miacheslavovych Danilov, thotë se një grup luftëtarësh çeçenë u vranë pasi dyshohet se kishin planifikuar vrasjen e presidentit ukrainas.

Në një postim në Twitter të postuar në gjuhën ukrainase, ai shkruan: “Pala ukrainase deklaron se një grup elitar kadirovitësh që planifikonin të vrisnin Zelenskyn u shkatërrua – Danilov”.

Më shumë se 400 mercenarë rusë janë dërguar nga Afrika për të vrarë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. u zbulua mbrëmë

Raportet thone se Putin ka një “listë të zgjedhurr” me figura që ai dëshiron të asgjesohen nga Ukraina.

I përfshirë në listën e supozuar ështe dhe emri i kryetarit të bashkisë së Kievit, ish-boksieri Vitali Klitschko.

Krahas luftëtarëve çeçenë janë mercenarë elitë nga Afrika, të cilët dihet se kanë punuar për grupin e dyshimtë Wagner.Lista supozohet se ka 23 emra për t’u eliminuar, në mënyrë që Rusia të përfundojë pushtimin e saj në Ukrainë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews