Ballina Sport Depay ka arritur marrëveshje me Juventusin, detajet e kontratës

Depay ka arritur marrëveshje me Juventusin, detajet e kontratës

Sulmuesi i Barcelonës, Memphis Depay dhe Juventusi kanë arritur nj marrëveshje për kushtet e kontratës.

Sulmuesi 28-vjeçar do të ndërpresë bashkëpunimin me Barcelonën, ndaj do të shkojë në klubin torinez si lojtar i lirë. Holandezi ka rënë dakord me Juventusin për një kontratë dyvjeçare, sipas së cilës do të fitojë rreth 5 milionë euro në sezon, bën të ditur gazetari Rudy Galetti. Transferimi i lojtarit duhet të zyrtarizohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Memphis Depay kaloi vetëm një sezon te Barcelona, ​​duke shënuar 13 gola dhe dy asistime në 36 ndeshje për katalanasit. /abcnews.al/

Artikulli paraprakMot “i tërbuar” në Itali, rrugët bëhen lumenj, uji merr përpara makinat (VIDEO)
Artikulli tjetërNëse keni këto simptoma në sy, urgjent tek mjeku