Ballina Sport Kandidaturë e përbashkët për Botërorin 2030/Uruguaji, Argjentina, Kili dhe Paraguaji duan organizimin...

Kandidaturë e përbashkët për Botërorin 2030/Uruguaji, Argjentina, Kili dhe Paraguaji duan organizimin e turneut

Uruguaji, Argjentina, Kili dhe Paraguaji duan organizimin e turneut

Uruguaji, Argjentina, Kili dhe Paraguaji paraqitën kandidaturën e përbashkët për organizimin e finaleve të Kupës së Botës 2030. Një turne që përkon me 100 vjetorin e këtij aktiviteti që për herë të parë u mbajt në Uruguaj. Kjo e bën akoma më të fortë dëshirën që Botërori pas 8 vitesh të zhvillohet në Amerikën e Jugut dhe për ta shfaqur projektin ishin në stadiumin Centenario të Montevideos.

“Jemi në një vend ikonë dhe ku nisi kjo histori. Ky nuk është projekti i një qeverie, por ëndërr e një kontinenti të tërë. Do të ketë Botërorë të tjerë, por 100 vjetori festohet vetëm një herë.”

Në garë për mikpritjen e Kupës së Botës 2030 janë edhe Spanja e Portugalia, ndërsa Britania e Madhe dhe Irlanda e kanë braktisur projektin për tu përqendruar te Euro 2028./Tv Klan

Artikulli paraprakGjermania me masa të reja kundër COVID-19
Artikulli tjetërPushteti dhe opozita në Maqedoninë e Veriut përplasen për mbajtjen e referendumit