Ballina Sport Njihuni me rezultatet e sfidave “play-off” në Champions

Njihuni me rezultatet e sfidave “play-off” në Champions

Kanë përfunduar tre sfidat “play-off” në Ligën e Kampioneve ku nuk ka munguar spektakli dhe golat.

Bodo-Glimt ka arritur një sukses të rëndësishëm në shtëpi ndaj Dinamos së Zagrebit duke shkuar në ndeshjen e kthimit me avantazhin e një goli.

Reinxhërs dhe PSV janë ndalur në një barazim spektakolar 2-2 në Skoci ku dhe përballja në Holandë premton po të njëjtin ritëm si takimi i sotëm.

Trabzonspori i Enis Bardhit do të luaj kualifikimin në javën e ardhshme në Turqi pas disfatës në ndeshjen e sotme.

REZULTATET FINALE:

Reinxhërs-PSV 2-2

Kolak 40′, Lorenc 70’/Sangare 37′, Obispo 78′

Kopenhagen-Trabzonspor 2-1

Klaeson 9′, Lerager 48’/ Bakasetas 79′

Bodo/Glimt-Dinamo Zagreb 1-0

Pelegrino 37′.

@tn.lajmelokale
@tetovanews