Ballina Sport Roma bën autokritikë, thyen Empolin dhe shikon nga kreu sërish

Roma bën autokritikë, thyen Empolin dhe shikon nga kreu sërish

Roma ka bërë autokritikë pas humbjes kundër Udineses. Skuadra e Jose Mourinho triumfoi 2-1 kundër Empolit në transfertë dhe numëron një pikë më pak Napoli, Atalanta e Milani që ndajnë kreun.

Paulo Dybala ishte protagonist, me një gol fantastik nga distanca, ndërkohë që vendasit në fundin e pjesës së parë barazuan me Bandinellin.

Roma u hodh në sulm në pjesën e dytë dhe shënoi sërish, me Abraham, kurse Pellegrini me penallti nuk e mbylli dot ndeshjen më pas. Në një moment Empoli iu afrua golit të barazimit me Ismajlin.

Empoli-Roma 1-2
Bandinelli 43′ / Dybala 17′, Abraham 71′

@tn.lajmelokale
@tetovanews