Ballina Bota Udhëtarët që festuan 2 herë Vitin e Ri, aeroplani niset në 2023,...

Udhëtarët që festuan 2 herë Vitin e Ri, aeroplani niset në 2023, ulet në 2022-shin

A është udhëtimi në kohë i mundur? Pyetja vazhdon të kërkojë përgjigje sa i takon aplikimit praktik të teorive të fizikës. Sidoqoftë, një avion i “United Airlines” bëri diçka të ngjashme, edhe pse nuk ishte ekzaktësisht një udhëtim në kohë.

Avioni u nis nga kryeqyteti i Koresë së Jugut, Seuli, në 2023-shin dhe udhëtoi përmes kohës duke u ulur në Shtetet e Bashkuara në 2022-shin. Pasagjerët e avionit teknikisht udhëtuan një ditë në të kaluarën për shkak të lëvizjes së tyre në zonat kohore.

Avioni hyri në një zonë që është më pak se 23 orë përpara zonës kryesore duke u nisur nga Azia për në Amerikë, zonë e cila rritet teksa mjeti fluturues vazhdon udhëtimin e tij. Ai ishte ende në 2023-shin në orën 14 e 43 të ditës së shtunë, me orën braziliane, pasi kishte qëndruar në ajër për dy orë e 13 minuta.

Më pas Boeing-u kaloi të ashtuquajturën “vija e datës”, që është 180 gradë nga meridiani i Grinuiçit dhe pasagjerët u transportuan sërish në 2022-shin. Fluturimi zgjati 9 orë dhe 46 minuta në total.

@tn.lajmelokale
@tetovanews