Ballina Bota Tërmetet e reja në Turqi, kryebashkiaku i Hatay-t jep alarmin: Ka raportime...

Tërmetet e reja në Turqi, kryebashkiaku i Hatay-t jep alarmin: Ka raportime për njerëz nën rrënoja (VIDEO)

Të tjerë viktima nga lëkundjet e tërmetit me magnitudë 6,4 dhe 5,8 mendohet të se janë regjistruar në të njëjtat zona që u goditën nga tërmetet e 6 shkurtit në Turqi dhe Siri. Kryetari i Bashkisë së Hatajit, Lütfü Savaş, tha për mediat lokale se “ka raportime për ndërtesa të shkatërruara dhe ka njerëz nën rrënoja”.

Imazhi më i qartë i tërmetit në Hataj u pasqyrua në kamerën e automjetit: E tronditi tokën si një djep, një rreze drite u shfaq në qiell.

Ndërtesat u shembën pas tërmetit të fortë:

Raportime për ndërtesa të shembura ka edhe në Siri. Presidenti i AFAD-it, Yunus Sezer, në një konferencë për shtyp deklaroi se pasgoditjet kanë vazhduar që nga 6 shkurti.

“Deri më tani kanë qenë 6414 pasgoditje. Dua t’ju kujtoj edhe një herë se qytetarët ndalohet të hyjnë në ndërtesa të rrezikshme”, u shpreh kryebashkiaku i qytetit turk Hatay. Nga tërmetet e 6 shkurtit në kufirin Turqi-Siri, bilanci i viktimave ka shkuar mbi 47 mijë viktima.

Sipas informacioneve të marra nga AFAD, ka ndodhur një tërmet me magnitudë 6.4 ballë, epiqendra e të cilit ka qenë Hatay Defne. Ndërkohë që tërmeti është ndjerë i fortë, qytetarët i ka zënë paniku. Pastaj një tërmet tjetër 5.8 ndodhi në Samandag, njoftojnë mediet turke, transmeton tetova.com.

Gazetari Buse Deviren, i cili e ndjeu tërmetin dhe i përcolli ato momente në transmetimin e drejtpërdrejtë të CNN Türk, tha se stufat në çadra u rrëzuan gjatë tërmetit . Deviren tha, “Njerëzit madje dolën nga çadrat e tyre. Njerëzit madje kishin frikë se mos rrëzoheshin pemët.”/tetova.com

 

@tn.lajmelokale
@tetovanews