Ballina Sport Bayern priste më shumë nga Sadio Mane

Bayern priste më shumë nga Sadio Mane

Bayern thuhet se është i zhgënjyer me paraqitjen e Sadio Mane. Klubi beson se arsyeja mund të jetë te Jurgen Klopp.

Mane vendosi këtë verë të largohej nga Liverpool për të shkuar në Bayern Munich pas gjashtë vitesh në Anfield. Supozohej se senegalezi mund të zëvendësonte Robert Lewandowskin pas largimit të tij te Barcelona.

Megjithatë, sezoni i parë i sulmuesit në Mynih vështirë se mund të quhet ideal. Deri më sot, 30-vjeçari ka arritur të shënojë vetëm 11 gola dhe të japë 5 asistime në 28 ndeshje në të gjitha garat.

Një artikull i gazetarit të Sport1, Kerry Howe, argumenton se stafi i trajnerëve të Bayernit dhe drejtuesit e klubit prisnin më shumë nga Sadio.

Howe zbulon gjithashtu se klubi mendon se Mane i mungon “shpejtësia dhe fuqia shpërthyese” që e bëri atë një nga lojtarët më të mirë në botë gjatë kohës së tij te Liverpool. Shpejtësia e Mane besohet të jetë ulur për shkak të stilit intensiv të lojës së Klopp. Sadio bënte mesatarisht 50 ndeshje në sezon te Reds, duke i dhënë gjithçka në çdo ndeshje dhe Bayern beson se kjo mund të çojë në konsum.

Përveç kësaj, Howe thekson se është e vështirë për Mane të përshtatet me sistemin Julian Nagelsmann dhe ai ende nuk mund të përshtatet me pozicionin e tij të ri në Bayern. /G.D abcnews.al/

@tn.lajmelokale
@tetovanews