Ballina Bota Lufta në Ukrainë, Zelensky: Nuk kemi municion të mjaftueshëm për kundërsulm ndaj...

Lufta në Ukrainë, Zelensky: Nuk kemi municion të mjaftueshëm për kundërsulm ndaj Rusisë

Ukraina nuk ka municion të mjaftueshëm për një kundërsulm kundër Rusisë, tha dje presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky .

“Ne nuk kemi predha për aksione kundërsulmi. Për sa i përket mbrojtjes ka disa iniciativa dhe ne  po marrim armë”, tha presidenti ukrainas.

Zelensky tha ndër të tjera se Ukrainës mund t’i mbarojnë raketat anti-ajrore nëse Rusia vazhdon fushatën e saj të intensifikuar të bombardimeve me rreze të gjatë.

“Nëse ata vazhdojnë të godasin (Ukrainën) çdo ditë siç kanë bërë muajin e fundit, ne mund të na mbarojnë raketat dhe partnerët e dinë këtë,” tha Zelensky në një intervistë të transmetuar në televizionin ukrainas. Zelensky theksoi gjithashtu nevojën për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot.

Ai tha  se vendi i tij është në pritje dhe në nevojë të madhe për paketën e madhe të ndihmës nga Shtetet e Bashkuara dhe se ende beson se Kongresi do ta miratojë këtë paketë. “Unë ende besoj se mund të kemi një votë pozitive në Kongresin e Shteteve të Bashkuara,” tha Zelensky./vizionplus.tv/

@tn.lajmelokale
@tetovanews