Ballina Bota Të shtëna me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, një i vrarë dhe...

Të shtëna me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, një i vrarë dhe pesë të plagosur

Një person u vra dhe të paktën pesë u plagosën, duke përfshirë dy fëmijë, si pasojë e të shtënave me armë në Uashington, jo shumë larg Shtëpisë së Bardhë.

Policia lëshoi një alarm publik për makinën që besohet se mbante personin e armatosur dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Zyrtarët konfirmuan se të shtënat kanë ndodhur në verilindje të qytetit dhe se ndoshta janë dy autorë të lirë. Gjatë një konference për shtyp, ata thanë se hetimi është paraprak, por ata besojnë se të dyshuarit kanë dalë nga automjeti dhe kanë filluar të qëllojnë mbi turmën në rrugë.

Të shtënat u regjistruan rreth 6 kilometra larg Shtëpisë së Bardhë, ku Presidenti Joe Biden dhe Zonja e Parë Jill Biden po shtronin një darkë shtetërore për kryeministrin japonez Fumio Kishida dhe gruan e tij.

Zyrtarët konfirmuan se një burrë ndërroi jetë në vendngjarje dhe pesë të tjerë, duke përfshirë një nëntë-vjeçar dhe një 12-vjeçar, u dërguan në spital me lëndime jo të rrezikshme për jetën. /vizionplus.tv

@tn.lajmelokale
@tetovanews