Fillimisht i rrahin, i lidhin, ua marrin të gjitha dokumentet, i incizojnë duke i dhunuar dhe me po këtë incizim i kërcënojnë se videot do t’ua tregojnë familjes. Lokacioni i këtyre klubeve gjendet në mes të Prishtinës dhe Mitrovicës, ndërsa pronarët e këtyre vendeve i paguajnë policinë me qëllim që t’i lënë të punojnë. “Politika” shkruan se shumë femra dalin në sezonin e verës të punojnë edhe në Mal të Zi dhe Kroaci si promotorë, ndërsa përfundojnë si prostituta
Gjatë këtyre javëve, tema më interesante, e cila edhe u plasua në publik, ka të bëjë me prostitucionin rrugor në Krushevc të Serbisë. Në këtë qytet prostitucioni rrugor është duku u zhvilluar në tre vendndodhje: te rrethi në Krushevc, lokacioni i dytë është te Stacioni i Trenave dhe lokacioni i tretë është në dalje të Krushevcit.
Vajzat e natës, shërbimet e tyre i kryejnë në dhoma të marra me qira, në shkurre dhe në vetura, ndërsa çmimi është nga 1000 deri në 2000 dinarë (8 deri në 15 euro), kurse ky çmim varet nga kërkesat e klientit. Prostitutat rrugore i takojnë klasës më të ulët shoqërore. Për veç këtyre vendeve, prostitucionin e zhvillojnë edhe në banesa dhe dhoma të marra vetëm për këtë qëllim. Ka edhe femra të cilat kohë pas kohe ofrojnë seks edhe në shtëpitë e klientëve.
Nga një rast i tillë ka ndodhur një incident në mars të vitit 2012, ku prostituta me iniciale G. M. (16) brutalisht e ka mbytur pensionistin Milan Ramiç. Një numër i madh i vajzave nga Krushevci merren me prostitucion edhe në rrugën Beograd-Nish te “Ura e Kaltër” dhe te Stacioni i trenave. Të gjitha këto dalin në Beograd për të studiuar, mirë po si pasojë e kushteve të rënda familjare dhe narkomanisë, ato përfundojnë në rrugë. Sipas ligjeve në fuqi, prostitucioni është shkelje e ligjit për rregull dhe qetësi publike. Sanksioni i kësaj është dënim me para ose dënim me burgim 1 mujor. Identiteti i këtyre femra është i njohur për policinë, por nuk ekzistojnë fakte të mjaftueshme për t’i gjykuar. Ato punojnë në “territoret e tyre”, sepse territori është rreptësishtë i ndarë.
Në mes tyre mbizotëron rivaliteti dhe konfliktet. Bëhet fjalë për vajzat të cilat disa herë janë arrestuar për sjellje të dhunshme. Lajmet shokuese që herë pas herë e tronditin Krushevcin, nuk janë më as tronditëse për këtë vend të vogël, por një deklaratë e hidhur e organeve për mbajtjet e qetësisë thonë: “që personat i kemi të njohura qe sa kohë”, atëherë të gjithë pyesim se përse për këta persona nuk është ndërmarr asnjë vendim, shkruan gazeta Politika. Është paraqitur të punojë si promotor, ndërsa ka përfunduar si prostitutë në Kosovë. Premtimet që ua japin ata që i “punësojnë” zakonisht përfundojnë tragjikisht.
Një ngjarje të njëjtë na i ka treguar një vajzë nga Krushevci, të cilës në gusht të vitit 2011, i është ofruar punë si promotorë në një klub, ndërsa kur ka arritur te vendi i punës – e ka pa që i është dashur të punoj si striptiste dhe prostitutë edhe në Kosovë. Fillimisht i rrahin, i lidhin, ua marrin të gjitha dokumentet, i incizojnë duke i dhunuar dhe me po këtë incizim i kërcënojnë se videot do t’ua tregojnë familjes. Lokacioni i këtyre klubeve gjendet në mes të Prishtinës dhe Mitrovicës, ndërsa pronarët e këtyre vendeve i paguajnë policinë me qëllim që t’i lënë të punojnë.
“Politika” shkruan se shumë femra dalin në sezonin e verës të punojnë edhe në Mal të Zi dhe Kroaci si promotorë, ndërsa përfundojnë si prostituta. Edhe i ashtuquajturi “vikend-prostitucion” është bërë i njohur viteve të fundit, kështu që femrat dalin gjatë vikendit në Novi Pazar ku punojnë nëpër kafene, vendet e ndryshme për masazhe etj. Kohëve të fundit autoritetet ligjvënëse kanë marr hapa për ndryshimin e këtyre gjërave, por shihet se janë të pamjaftueshme.