Tensionohen sërish marrëdhëniet mes Turqisë dhe Greqisë. “Kathimerini” shkruan se dy avionë luftarakë turq i janë afruar helikopterit ku udhëtonte kryeministri grek Aleksis Tsipras. Kryeministri grek drejt Rodosit, por gjatë udhëtimit të tij ai është shqetësuar nga dy avionë luftarakë turq.
Sipas të njëjtave burime, avionët turq fluturonin 10 kilometra larg helikopterit, por i kërkuan të dhëna për udhëtimin. Piloti njoftoi Kryeministrin se avionët turq ishin futur në hapësirën greke, por më pas u larguan drejt lindjes. Edhe vetë kryeministri ka ndjekur afrimin dhe pas largimin e avionëve turq. ©LAPSI.al