Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgël, ka komentuar zhvillimet rreth çështjes së emrit.
Duke përmendur përparimet që ka bërë Maqedonia, sidomos në raportet me Greqinë, Vajgël beson se BE-ja do të japë dritë të gjelbër për nisjen e negociatave për anëtarësim.
Por, ai ka thënë se për këtë çështje duhet të vendosë Këshilli Evropian.
“Puna ka shkuar mjaft larg sa që të mos mund të vendoset në pikëpyetje. Kjo varet sidomos nga suksesi i negociatave me Greqinë për emrin.
Palët na mbajnë në pasiguri për një marrëveshje, prandaj nuk do të ishte mirë që të publikohen informacione të njëanshme”, deklaroi eurodeputeti Vajgël, në intervistën për MIA.
Ai ka komentuar situatën politike në Maqedoni, duke thënë se partitë duhet të jenë të vetëdijshme për momentin historik ku gjendet vendi dhe të tejkalojnë ndarjet.