Ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delaëie ka shprehur shqetësimin e tij, lidhur me ndikimin politik të gjykatave në Kosovë. Këtë koment, ambasadori Delaëie e ka bërë në kuadër të javës “Kundër Korrupsionit”, që po mbahet nën organizimin e koalicionit të Organizatave Joqeveritare në Kosovë.
“Jam i shqetësuar për ndikimin politik mbi gjykatat në Kosovë. Shpresoj që ky koalicion do të kërkoj përparim në sundimin e ligjit. Luftimi i korrupsionit ka qenë prioritet. Do të ofrojmë mbështetjen morale për ata miq që i ndajnë mendimet tona”, është shprehur Delaëie në fjalën e tij hyrëse të organizimit për javën e korrupsionit.