Policia e Kosovës në një komunikatë dërguar sot mediave ka përsëritur se është e përkushtuar për ruajtje të rendit dhe ligjit si dhe për mbrojtjen e pronës së qytetarëve.Në njoftim, policia rajonale e Gjilanit u ka bërë thirrje mos të publikojnë fotografi që tregojnë vendndodhjen e tyre, pasi kjo po ua mundëson hajnave të shkojnë në shtëpi të zbrazura.“Policia e Kosovës në Gjilan në vazhdimësi e përsërit Apelin për të gjithë qytetarët që me rastin e largimit të tyre nga shtëpitë qoftë kur shkojnë në pushime jashtë vendit apo dasma dhe ahengje të ndryshme familjare, të sigurojnë pronën dhe pasurinë e tyre , por edhe t’ mos bëjnë postime në rrjetet sociale për vendndodhjen e tyre, sepse nga praktikat e deri tanishme është vërejtur se kryerësit e veprave penale të vjedhjeve duke besuar se në shtëpi nuk ndodhet as kush, dhe këto shtëpi dhe pasuri letë mundë të jenë cak i vjedhjeve, gjithnjë kanë vepruar duke u informuar apo bazuar në këto foto apo postime të cilët familjarët i kanë bërë”, ka bërë të ditur policia
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Privacy Policy
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email