Protestat në fundjavë duket se po kthehen në një traditë të opozitës serbe. Në tubimin e radhës, manifestuesit kanë paralajmëruar presidentin Aleksandër Vuçiç se po i vjen fundi. Por kreu i shtetit ka ironizuar nismën e tyre.
Protesta e tretë e opozitës serbe. Çdo javë, të shtunën në mbrëmje opozita serbe dhe mijëra qytetarë kanë mbajtur parullat “Ka filluar rënia e qeverisë” dhe “I mbaruar”, drejtuar presidentit Aleksandër Vuçiç. Protestat e opozitës janë zbardhja e vrasjes së politikanit nga Mitrovica, Oliver Ivanoviç, sulmin e liderëve të opozitës dhe djegien e shtëpisë së një gazetari. Organizatorët thonë se në tubim ishin 40 mijë veta, kurse qeverisja dhjetë herë më pak.
Branislav Trifunoviç, aktor: “Ndalo gënjështrat, zoti Vuçiç dhe mos e gënje popullin. Do të mblidhemi këtu edhe më shumë dhe jemi çdo ditë e më të irrituar nga politika jote”.
Presidenti Vuçiç ka ironizuar me ta duke thënë se nuk ua ka frikën edhe po të jenë pesë millionë. Mund ta mundin vetëm në zgjedhje. Protesuesit thanë se opozita duhet të bojkotojë zgjedhjet nëse ato ndodhin pasi nuk zhvillohen në kushte të lira dhe demokratike. Ata thonë se Vuçiç është një diktator që ka vënë nën kontroll të gjitha mediat./abcnews.al