Ballina Aktualitet Kultura “Kush jemi ne shqiptarët”, libri i fundit i Ndriçim Kullës (VIDEO)

“Kush jemi ne shqiptarët”, libri i fundit i Ndriçim Kullës (VIDEO)

Studiuesi Ndriçim Kulla ka folur në studon e ABC News për libri e tij më të fundit “Kush jemi ne shqiptarët”. Në këtë libër, që është interesant dhe me vlerë, studiuesi dhe shkrimtari,ka përmbledhur tiparet e shqiptarëve. Sipas tij ne jemi një popull i kontrasteve.

“Kontrastet ekzistojnë dhe brenda karakterit tonë individual. Ne jemi të rezervuar, por individualistë, bujarë, por vuajmë nga kotësia, mikpritës, por edhe hakmarrës, e mbajmë fjalën, por jemi edhe dyshues, mund të shkojmë deri në fund të botës, por nuk duam t’ia dimë çfarë bëhet pas gardhit të shtëpisë sonë, jemi trima, por në betejat që i zgjedh vetë secili nga ne”.

Studiuesi ka hedhur dritë mbi cilësitë e shqiptarëve të para nga këndvështrimi i shkrimtarëve të huaj si Bajroni, apo Edith Durhami.

Bazuar në ta, Kulla vëren aftësinë e shqiptarëve për të pranuar mentalitetin evropian, përveç mikpritjes, çlirtërsisë. Një tjetër vlerë e shqiptarëve është dhe toleranca fetare.

Por nga ana tjetër ai ka folur edhe për dobësitë e shqiptarëve si individualizmi, që e bën atë destruktiv dhe nuk i shërben shoqërisë, në ndryshim nga evropianët. /abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews