Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka deklaruar se nuk mund të refuzojnë kërkesën e SHBA-ve për taksën ndaj produkteve serbe.
Në një intervistë për RTK-në, Pacolli ka thënë se do të bisedojë me kryeministrin Ramush Haradinaj për mundësinë e përgjigjes pozitive ndaj SHBA-së.
Sipas Pacollit, Kosovës po i mungon uniteti shtetorë dhe thirrja e tij është që opozita t’i bashkohet ekipit dialogues në bisedimet me Serbinë.
Poashtu, ministri i punëve të jashtme ka deklaruar se është krijuar paqartësi nga qëndrimet e ndryshme që kanë Thaçi e Haradinaj në dialogun me Serbinë.