Ballina Diaspora Ndodhi befasia: Menaxheri shqiptar në Zvicër triumfon ndaj sigurimit invalidor SUVA

Ndodhi befasia: Menaxheri shqiptar në Zvicër triumfon ndaj sigurimit invalidor SUVA

Pas publikimit të lajmit në redaksinë e “INA ONLINE”, që kishte të bëjë me një ankesë të një bashkatdhetari tonë nga Zvicra, lidhur me aksidentin e rëndë të 06 shtatorit 2016, që e kishte pësuar në vendin e punës dhe mospranimin e marrjes përsipër të përgjegjësisë, nga ana e sigurimit federal të akisidenteve, SUVA, bashkatdhetari ynë iu drejtua z. Selman Lajqit – AlbaCaseLajqi – Case Management Interkulturell (www.albacase.ch) në Bernë – i cili është i specializuar në këtë drejtim për ndihmë dhe duke ia dhënë mandatin për përfaqësimin e tij në luftën kundër vendimit të SUVA-s dhe fitimit të të drejtave të tij siguruese. Nga fotoja e dërguar shihet qartë se krahu ka pësuar lëndim të rëndë, ndërsa një mjek specialist zviceran nuk i kishte pranuar ankesat e pacientit si pasojë e aksidentit, duke pohuar me këmbëngulje se bëhet fjalë për një sëmundje qysh prej lindjes, informon Ina-Online.net.

Mëtutje, mjeku specialist në fjalë kishte propozuar që bashkatdhetari ynë të operohet në të njëjtin krah, por jo në vendin e aksidentit të pësuar!! Me operacionin e propozuar parashihej që pacientit t`i shkurtohet ashti i dorës së djathtë për disa milimetra, edhe pse pacienti 56-vjeçar deri tani kurrë nuk kishte pasur probleme lidhur me këtë dhe një operacion i tillë do të kishte qenë në kundërshtim të plotë me realitetin.

Të përkujtojmë se bashkatdhetari ynë (të dhënat e të cilit i janë të njohura për redaksinë tonë) pohon se mjeku në fjalë ka pasur për qëllim t`i shmanget realitetit dhe procedurës së shpenzimeve të sigurimit invalidor (SUVA) – fatkeqësisht një përvojë e shpeshtë dhe e aplikuar para së gjithash tek migrantët. Në këtë kontekst, atij i kishte ardhur edhe vendimi nga sigurimi i aksidenteve SUVA, i cili është bazuar në diagnozën e mjekut specialist dhe i refuzonte marrjen përsipër të shërbimeve dhe shpenzimeve të përkujdesjes si pasojë e aksidentit, informon Ina-Online.net. Një vendim me pasoja shumë të rënda për bashkatdhetarin tonë dhe për ekzistencën e tij dhe të familjes së tij.

Falë punës kompetente dhe angazhimit të zotëri Lajqit dhe zyrës së tij “AlbaCaseLajqi”, rasti ka marr një epilog pozitiv. Ai menjëherë e ka marr përsipër rastin, duke u ballafaquar me sfida të llojllojshme juridike, për ta sjell realitetin në dritë. Këmbëngulësia, sinqeriteti, besnikëria dhe aftësitë e tij, janë vetëm disa tipare të një personaliteti që ofrojnë ngrohtësi shpirtërore dhe besim tek klienti, informon Ina-Online.net.

Kompetencat dhe paraqitja e tij në mbrojtjen e interesave të bashkëatdhetarëve tanë, përkundër institucioneve shtetërore dhe sigurimeve të ndryshme janë më shumë se sa vetëm një këshillë e përgjithshme. Tani, bashkatdhetari ynë na ka shkruar sërish, por kësaj radhe i lumtur dhe përplot motivim për të vazhduar jetën. Pas peripecive gati njëvjeçare me sigurimin SUVA, atij i është pranuar rasti si aksident dhe tashmë është nën përkujdesje të sigurimit invalidor i cili edhe i merr të gjitha shpenzimet në lidhje me këtë aksident.

Por, kush është zotëri S. Lajqi?! Me një bagazh të madh profesional, z. Lajqi është profesionalizuar në menaxhimin e rasteve komplekse (Case Management) në procesin e reintegrimit profesional apo në përfaqësimin dhe mbrojtjen e të drejtave të bashkatdhetarëve tanë në fushën e sigurimeve sociale dhe private, të drejtat e punës dhe lejeqëndrimit, apo edhe në udhëheqjen e korrespondencës me entet dhe institucionet shtetërore të Zvicrës, informon Ina-Online.net.

Me kualifikime të larta në lëminë e shkencave sociale në Zvicër, zotëri Lajqi është një profesionist kompetent i cili i ofron shërbimet e veta në disa gjuhë. Ndërsa prejardhja e tij e migrimit, në kombinim me përvojat e tij shumëvjeçare të jetës në Zvicër, i ka ndihmuar të krijojë një pikëpamje të diferencuar dhe të hapur të rrethanave të jetës dhe të punës.

Në raste të ndryshme të padrejtësive, aksidenteve apo situatave tjera komplexe me të cilat bashkatdhetarët tanë ballafaqohen në Zvicër, z. Lajqi është adresa e sigurtë për ndërmjetësim dhe ndihmë në zgjidhjen e problemit. Gjithnje me parakushtin se angazhimi i tij ka gjasa për arritjen e qëllimit dhe pas marrëveshjes dhe autorizimit paraprak, informon Ina-Online.net. Mënyra e bashkëpunimit dhe marrëveshja vendoset vetëm pas analizimit të përbashkët të situatës me klientin e cila bëhet në seancën e parë njëorëshe falas (Assessment).

Financimi i shërbimeve merret përsipër nga vetë bashkatdhetarët ose z. Lajqi i orienton ata lidhur me burimet e mundshme financiare. Për shërbime në CASE MANAGEMENT çdo klient mund të ushtrojë kërkesë pranë sigurimit të vet (Krankentaggeld, SUVA, IV, BVG, etj.) për marrjen përsipër të shërbimeve të AlbaCaseLajqi.

Nëse gjendeni në një situatë komplekse pas aksidenti apo sëmundjeje dhe keni nevojë për ndihmë në formë të Case Managementit, mos hezitoni të lajmroheni pranë zyrës AlbaCaseLajqi – Case Management Interkulturell në Bern (www.albacase.ch). Ndihmën dhe realizimin e synimeve tuaja do ta keni me siguri; kompetent, eficient dhe në gjuhën tuaj. Poashtu ftoheni që, kur jeni në një situatë të tillë, t’i informoni përgjegjësit e juaj pranë sigurimeve apo institucioneve se një ndihmë adekuate ekziston dhe të kërkoni përmbajtjen e tyre në realizimin e synimeve të mundshme.

@tn.lajmelokale
@tetovanews