Ballina Argëtim Kuriozitete Mikroçip nën lëkurë me të dhënat personale

Mikroçip nën lëkurë me të dhënat personale

Implantimi nën lëkurë i mikroçipeve me të dhëna personale po përhapet me ritme të shpejta.

Metoda po testohet zyrtarisht në Suedi, ku ato i kanë vendosur mbi të paktën 3 mijë persona.

Mikroçipi skanohet nga pajisje të veçanta dhe mund të ruajë të dhënat e kartës së identitet, atyre bankare, biletave të trenave, por krijon edhe mundësinë për të mos mbajtur çelësa dyersh.

“Gjëja më interesante do të jetë kur këto çipe të nisin të bëhen më smart dhe të kenë sensorë që mund të më kontrollojnë temperaturën e trupit, nivelin e sheqerit në gjak, etj”.

Operacioni për futjen e mikroçipit nën lëkurë kushton rreth 150 euro dhe nuk shkakton dhimbje më të mëdha sesa shpimi i veshëve për piersing.

Ata që e vendosin thonë se nuk i tremben rrjedhjes së të dhënave personale.

“Nuk kam gjë për të fshehur. Unë jam shumë aktiv në rrjetet sociale dhe ndaj me të tjerët çdo ngjarje të mundshme. Jam i gjurmueshëm edhe pa mikroçipin”.

Por një studim i Bashkimit Europian paralajmëron se të dhënat e mikroçipeve mund të bien në duar edhe të personave të paautorizuar, çka mund të vendosë në rrezik jetën e mbajtësve të tyre, privatësia e të cilëve mund të zhduket krejtësisht.

Artikulli paraprakAlarmi i Nikos Kotzias: Shqipëria dhe Maqedonia po na rrethojnë si gaforre
Artikulli tjetërMbrojtja e dëshmitarëve, sfida kryesore e Gjykatës Speciale të Kosovës