Ballina Shëndeti STUDIMI: Kura kundër kancerit në fazë eksperimentimi, ja të dhënat e rëndësishme...

STUDIMI: Kura kundër kancerit në fazë eksperimentimi, ja të dhënat e rëndësishme që janë zbuluar

Disa tumore fshihen aq mirë sa mund të kalojë një kohë e gjatë para se sistemi imunitar t’i dallojë ata. Qelizat e kancerit prodhojnë, dhe pastaj “veshin”, një mantel padukshmërie që u lejon atyre të kalojnë pa u vënë re.

Nuk është gjithmonë e lehtë për të gjetur një mënyrë për të anashkaluar maskimin e tyre, por një grup kërkuesish nga Universiteti i Kalifornisë, të udhëhequr nga Davide Ruggero, kanë zhvilluar një përbërje që duket se është në gjendje ta çaktivizojë atë. Studimi u botua në Nature medicine.

“Kemi kuptuar se si qelizat e kancerit prodhojnë proteina të veçanta që janë të rëndësishme për rritjen e tyre, – tha Ruggero. Një nga këto është proteina PD-L1 që i bën qelizat e kancerit të padukshme nga sulmi i sistemit imunitar.” Nëse qelizat e kancerit janë të veshura me këto proteina, ne nuk jemi në gjendje të vërejnë praninë e tyre.

Tashmë janë zhvilluar ilaçe që mund të dëmtojnë këto proteina dhe t’i bëjnë të dukshme qelizat kanceroze që ato fshehin, duke lejuar sistemin imunitar që të kuptojë praninë e tyre.

Megjithatë, deri më tani ky trajtim nuk ka qenë efektiv për disa lloje tumoresh shumë agresivë, siç është ai i mëlçisë. Kërkuesit pastaj vendosën të eksperimentonin me një qasje të re: në vend që të sulmonin proteinat tashmë të formuara, ata vendosën të bllokonin prodhimin e tyre.

Duke parë se si “qelizat e kancerit prodhojnë proteina PD-L1” te minjtë, kërkuesit kanë zhvilluar një përbërje që bllokon procesin. Aktualisht po eksperimentohet me njerëzit. Sipas studiuesit, “është gjetur një pikë e re e dobët e kancerit, për të vrarë qelizat e tij”.

Studimi u krye në kancerin e mëlçisë, i cili është shkaku i dytë kryesor i vdekjeve nga kanceri në botë, por e njëjta qasje, sipas Roger, gjithashtu mund të jetë efektive kundër tumoreve të tjerë, të tillë si “limfoma, kanceri i zorrës së trashë, mushkërive”.(Repubblica, TemA)

Artikulli paraprakMbrojtja e dëshmitarëve, sfida kryesore e Gjykatës Speciale të Kosovës
Artikulli tjetërDOSSIER: Një shqiponjë fluturon mbi Shqipëri