Një aeroplan ka rrëshqitur nga një pistë aeroporti në Stamboll, duke bërë që avioni të ndahet në tre pjesë, raportojnë mediat turke.
Ministri i Transportit të vendit Cahit Turhan ka thënë se askush nuk ka vdekur në përplasjen në aeroportin e Sabiha Gokcen të Stambollit, duke shtuar se incidenti ishte rezultat i një “ulje të ashpër”.
Ai gjithashtu tha se disa pasagjerë janë lënduar, transmeton KosovaPress.
Sipas televizionit NTV të Turqisë, fluturimi i Pegasus Airlines, që transportonte 177 pasagjerë, sapo kishte mbërritur nga qyteti i Izmirit.
Pegasus Airlines ka konfirmuar një aksident të ndodhur, por nuk ka dhënë detaje më.
Aeroporti është mbyllur, me fluturimet janë devijuar në aeroportin tjetër të qytetit.