Një histori e pazakontë vjen nga një 36-vjeçare që ka qenë e infektuar nga koronavirusi në Londër.
Ajo rrëfen se COVID-19 i ka shpëtuar jetën, shkruan BBC.
Angela Schlegel u shtrua në spital për 11 ditë pasi u infektua ne virusin korona dhe ndërkohë që merrte trajtim mjekësor, mjekët zbuluan se ajo kishte një problem serioz në zemër. Problemi i saj në zemër u zbulua ndërsa gruaja ndodhej në njësinë e kujdesin intensiv.
“Më thanë se zemra ime nuk funksiononte ashtu siç duhet. Virusi korona më shpëtoi jetën në terma afatgjatë, por në terma afatshkurtër për pak sa nuk më vrau”, u shpreh ajo.
“Koronavirusi më shpëtoi jetën”, shton 36-vjeçarja
Problemi që Schlegel ka në zemër mund të dëmtojë disa sisteme organesh në trup duke përfshirë edhe disa pjesë të zemrës, mushkërive dhe sistemin nervor.
Angela tregoi se ka shkuar shpesh në spital për probleme me astmën për dy vite, por nuk kishte asnjë lloj ideje se problemin e kishte pasur në zemër.
“Nëse problemi në zemër nuk do të ishte zbuluar, unë thjesht mund të kisha vdekur”, shton ajo.