Pamjet janë regjistruar në Spanjë ndërsa kjo ka ndodhur pas përfundimit të karantinës. Ismael Fernández, i cili për shkak të koronavirusit duhet që të kthehej në banesën e tij dhe ta linte gomarin tek i vëllai është takuar me kafshën pas përfundimit të karantinës.
Pas lirimit të masave Fernández u rikthye që të takonte kafshën e tij me frikën se nuk do ta mbante mend por ajo që ka ndodhur ka suprizuar jo vetëm atë, por po bën xhiron e rrjetit si dhe në mediat botërore.
Teksa i zoti i saj shfaqet dhe e thërret, kafsha afrohet duke pëllitur dhe në sytë e saj shikohen lotët duke krijuar një moment tepër emocionues. Ndërkophë që edhe pronari i tij nuk i ka përmbajtur lotët.
“Nuk kam turp se po më dëgjoni duke qarë, sepse është një tregues që dashuria pa kushte ekziston,”-shkruan ai përkrah videos që ka publikuar në rrjetet sociale dhe që është bërë virale.