Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka bërë thirrje SHBA-ve dhe BE-së, që të krijojnë një mirëkuptim të përbashkët për Kinën, në mënyrë që të gjetur një strategji efektive të rezistencës ndaj fuqisë në rritje ekonomike të Pekinit.
Në një deklaratë për mediat, Pompeo ka theksuar se synon që të bashkohet me shefin e politikës së jashtme të BE Josep Borrell në Evropë këtë muaj për diskutime në lidhje me Kinën. Gjithashtu ai ka theksuar se natyrën dypalëshe të veprimeve, duke deklaruar se nuk janë Shtetet e Bashkuara që përballen me Kinën, është bota që përballet me Kinën.
BE ka shprehur më parë shqetësim për praktikat e tregtisë që pretendon se janë grabitqare nga ana e Kinës dhe vjedhjen e pronës intelektuale, por ka treguar ndrojtje për t’u bashkuar me Uashingtonin në një luftë tregtare. Në vend të kësaj, blloku është përpjekur të krijojë një rrugë të mesme, duke lehtësuar marrëdhëniet tregtare ndërsa ka hezituar të përshkallëzojë tensionin.
BE, blloku më i madh tregtar në botë, që zhvilloi bisedime me udhëheqjen kineze të hënën, njoftohet se i bëri presion Kinës të përmirësojë përpjekjet e saj të negociatave për një marrëveshje tregtare dhe të shtojë investimet në BE.
Nga ana tjetër presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen tha se ndërsa bisedimet ishin të rëndësishme në mënyrë simbolike, më shumë duhej të bëhej për të siguruar partneritetin e vazhdueshëm midis Kinës dhe BE-së.
Në fjalën e tij në forumin e Brukselit, Pompeo tha se dialogu BE-Kinë ishte i domosdoshëm jo vetëm për të mbrojtur interesat amerikane, por për të mbrojtur ekonominë e bllokut nga shkeljet nga Kina./abcnews.al