Ballina Bota Ekonomia italiane në recesion si pasojë e mungesës së fuqisë konsumatore

Ekonomia italiane në recesion si pasojë e mungesës së fuqisë konsumatore

Kompanitë italiane kanë ulur investimet dhe konsumatorët kanë shkurtuar shpenzimet gjatë periudhës së bllokimit për shkak të koronavirusit duke çuar në një rekord të tkurrjes ekonomike, raporton Bloomberg.

Sipas të dhënave nga zyra e statistikave Istat shpenzimet e familjeve ranë me 11.3% dhe eksportet ranë me 26.4%. Investimet ranë me 14.9%, pas tkurrjes në investimet e transportit me rreth 20%. Ekonomia u tkurr në 12.8% në 3 muaj.

Masat e ashpra kombëtare në Itali, epiqendra europiane e koronavirusit, sollën dëme të rënda në ekonomi. Qeveria ka parashikuar që PBB-ja do të tkurret 8% në 2020, shkruan abcnews.al

Parashikimi duket optimist krahasuar me 10% që u parashikua në fillim nga ekonomistët dhe 11% nga Komisioni Europian. Ekziston gjithashtu një rënie e madhe në financat publike të Italisë pas rritjes së shpenzimeve shëndetësore nga ana e qeverisë. Borxhi tashmë ishte parashikuar të kalonte 150% të PBB-së këtë vit. Qeveria ka miratuar deri më tani rreth 100 miliardë euro (119 miliardë dollarë) për të rimëkëmbur ekonominë.

Italia pritet të marrë marrë pjesën më të madhe të fondit të rimëkëmbjes ekonomike prej 750 miliardë eurosh të miratuar nga Bashkimi Europian. Conte deklaroi përpara Senatit muajin e kaluar se vendi do të përfitojë nga fondet totale, 209 miliardë euro grante dhe kredi.