Ballina Aktualitet Filipçe: Do të hiqet leja për hyrje në kafene me një dozë,...

Filipçe: Do të hiqet leja për hyrje në kafene me një dozë, duhet vaksinim i plotë

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe tha se ekspertët e imunizimit po përgatisin heqjen e lejes për hyrje në restorante dhe ngjarje të tjera për personat që kanë marrë vetëm një dozë të vaksinës nga koronavirusi.

“Hyrja do të lejohet vetëm për personat që janë vaksinuar plotësisht”, tha Filipçe. Ai shtoi se ekspertët kanë takime pune dhe se për një muaj do të lihet afat në mënyrë që qytetarët të imunizohen plotësisht.

“Qëllimi i ashpërsimit të masës është që sa më shumë qytetarë ttë vaksinohen”, tha Filipçe.

Masa që vetëm të vaksinuarit me të paktën një dozë të mund të hynë në kafene hyri në fuqi më 16 gusht.