Liverpooli ka shënuar fitore në derbin e kësaj xhiroje ndaj Chelseat.
“Reds” triumfuan në shtëpi me rezultat 4:1, në kuadër të javës së 22-të në Premierligë.
Diogo Jota shënoi për epërsinë fillestare në minutën e 23-të, pas asistit nga Bradley.
E pikërisht ky i fundit ishte autor i golit të dytë të vendasve në minutën e 39-të, asistuar nga Luis Diaz
Darwin Nunez pati mundësinë të shënonte për 3:0, por dështoi të realizonte nga penalltia.
Szoboszlai realizoi për 3:0 në minutën e 65-të, kurse asistues ishte sërish Conor Bradley që pati një ndeshje spektakolare.
Chelsea arriti të ngushtonte epërsinë në 3:1 në minutën e 71-të nëpërmjet Nkunkut.
Megjithatë, tetë minuta më vonë, Luis Diaz shënoi për 4:1 dhe epilogun e këtij takimi.
Me këtë fitore, Liverpooli shkon në kuotën e 51 pikëve në vendin e parë, pesë më shumë se Manchester City e Arsenali.
Në anën tjetër, Chelsea mbetet i 10-ti me 31 pikë gjithsej.