TV21 mëson se sot kryeministri, njëherë edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka mbledhur në Prishtinë liderët e Lidhjes Europiane për Ndryshim, dhe liderin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.
Burime te TV21 thonë se mes tjerash në takomin e Kurtit me Arben Taravarin, Izet Mexhitin, Afrim Gashin dhe Bilall Kasamin, është diskutuar për bashkëpunimin e mundshëm mes oppzitës dhe ASH-së.
Kujtojmë se përfaqësuesi i LVV-së në Maqedoninë e Veriut, Bekim Qoku, tashmë ka njoftuar se partia e Kurtit do të mbështes opozitën shqiptare në RMV, ku në zgjedhjet e ardhshme pritet që në listë të opozitës të ketë edhe figura të LVV-së. Nga ana tjetër ASH pritet të merr vendim në Kuvendin Qëndror, nëse do të garojë në zgjedhje bashkë me opozitën, vetëm, apo në koalicion me Frontin Europian.
Drin Ahmeti është ndaluar sonte në qendër të Shkupit, konfirmojnë për Telma burime policore. MPB përmes kumtesës konfirmoi arrestimin nga pjesëtarët e njësisë speciale të policisë Tigrat pasi në makinën Range Rover u gjet një sasi e madhe e fishekzjarrëve, transmeton Portalb.mk.
“Sot (30.12.2023) në ora 19:50 në rrugën “Samuilova” në Shkup, zyrtarët policorë kanë ndaluar automjetin e pasagjerëve “Range Rover” me targa të Shqipërisë, i drejtuar nga D.A. (25) nga fshati Zajas-Kërçovë dhe gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur mjete piroteknike. Personi është ndaluar në stacion dhe pas dokumentimit të rastit do të bëhet një parashtresë përkatëse”, kumtoi për mediat MPB-ja.
Ndryshe, DrinAhmeti është djali i vëllait të kryetarit të BDI-së, AliAhmeti.
Ai u bë i njohur në opinion pasi që në media u publikua informata se ai, bashkë me disa partnerë nga Shqipëria (Firma PE-VLA-KU SH.P.K.me pronar VladimirPjetërgjokaj), e kanë blerë qendrën tregtare në Shkup “Soravia”, e cila paraprakisht ka qenë në pronësi të dy firmave austriake.
Pas reagimeve të shumta në opinion, DrinAhmeti bashkë me përfaqësues të firmave nga Shqipëria dhe ish pronarit të “Soravia” mbajti konferencë për shtyp ku njoftoi se, partnerët nga Shqipëria do të kenë 51% të aksioneve, ai 39% dhe pronari i deritanishëm HanoSoravia10%.
Për sa para është shitur nuk dihet, por dihet që “Soravia” para se të shitej ka pasur borxh 20milionë euro, dhe atë borxh, do ta marrin pronarët e rinj.
DrinAhmeti është pronar i tre firmave “Thor Industries”, “EverestJD” dhe “PotanPlant”. Ai është dhe bashkëpronar me vëllain e tij BesianAhmeti djalin e AliAhmetit, ShkumbinAhmeti në firmën “HeliosPlant.
“Everest JD” ka koncesion aktiv për shfrytëzimin e gurit gëlqeror në lokalitetin “Bukoviq” në Zajas, që sipas opozitës është fituar në kohën e pushtetit LSDM-BDI. Por, kjo firmë, merret edhe me ndërtimin e objekteve të inxhinierisë civile dhe ka licencë për hidrocentral. “HeliosPlant” dhe “PotamPlant” janë firma për prodhimin e rrymës.
Opozitarja VMRO-DPMNE gjithashtu akuzoi se më 10 maj të vitit 2022 dy firmat e DrinAhmetit “Thor industries” dhe “Everest JD” kanë fituar 82 mijë euro të holla shtetërore për bashkëfinancim të inovacioneve nga Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, në kohën kur me këtë institucion udhëheqë kuadri i BDI-së, FestimHalili.
Antikorrupsioni ka hapur procedurë për lëshimin e lejes për hidrocentralin. Pavarësisht thirrjeve për hetim nga të gjitha anët, Prokuroria ende nuk ka hapur ndonjë procedurë.
ФОТО: Што нашле полицајците во возилото на Дрин Ахмети, внукот на лидерот на ДУИ
Багажник полн со пиротехника, тоа е причината поради која е приведен Дрин Ахмети, внукот на Али Ахмети, претседател на ДУИ.
На фотографијата која ја обезбеди Телма се гледа дека во автомобилот на Ахмети има различни видови на пиротехника и огномети со различна големина.
25-годишниот Дрин Ахмети (познат и по обидот да ја преземе зградата Соравија во центарот на Скопје) бил сопрен и приведен поради небезбедно пренесување на пиротехника.
Повеќе детали за случајот, но и за обидот за купување на Соравија во претходниот напис на Телма.
BDI: Askush mbi ligjin, të veprohet sipas ligjit për çdo individ
Pas kapjes së Drin Ahmetit, nipit të Ali Ahmetit me mjete piroteknike nga BDI thonë se qëndrimi i lideri të BDI-së është shumë i qartë, askush mbi ligjin dhe të veprohet sipas ligjit kush do që është dhe për këdo që bëhet fjalë.
“Ali Ahmeti e ka qëndrimin e qartë në lidhje me çdo veprim në kundërshtim me ligjin dhe e ka përsëritur në çdo rast që: “Askush mbi ligjin, të veprohet sipas ligjit për çdo individ” thonë nga BDI.
Nga ana tjetër policia konfirmoi se në veturën Range Rover pronë e D.A janë gjetur mjete piroteknike.
“Sot (30.12.2023) në ora 19:50 në rrugën Samuilova në Shkup, zyrtarët policorë kanë ndaluar automjetin e pasagjerëve “Range Rover” me targa regjistrimi shqiptare, i drejtuar nga D.A. (25) nga fshati Zajas-Kërçovë dhe gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur mjete piroteknike. Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit do t’i nënshtrohet kallëzimi përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Nga MPB-ja njoftojnë se mbrëmjen e sotme rreth orës 19:50 në Shkup, zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet “Range Rover” me targa të Shqipërisë, i drejtuar nga shtetasi D.A. (25) nga fshati Zajas i Kërçovës, ku gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 749 mjete piroteknike, ndërsa personi në fjalë është shoqëruar në polici.
“Sot (30.12.2023) në ora 19:50 në rrugën Samuilova në Shkup, zyrtarët policorë kanë ndaluar automjetin e pasagjerëve “Range Rover” me targa regjistrimi të Shqipërisë, i drejtuar nga D.A. (25) nga fshati Zajas-Kërçovë dhe gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur mjete piroteknike”, thonë nga MPB-ja.
Teksa gjendemi në periudhën e ndërrimit të viteve, mjetet piroteknike janë më të përhapura në këto kohë, pavarësisht se janë të rrezikshme dhe mund të shkaktojnë gjymtime.
Një djalë dhjetë vjeçar, që jeton në provincën e Tarantos humbi tre gishta: gishtin e madh të dorës së majtë dhe dy gishtat e dorës së djathtë për shkak të shpërthimit të papritur të një kapsolle të bërë në mënyrë artizanale.
Mediat italiane shkruajnë se i mituri u dërgua me urgjencë në spital, ku u shtrua në departamentin e kirurgjisë plastike dhe rindërtuese.
Ndërsa policia zbuloi gruan që i shiti 10-vjeçarit mjetet piroteknike dhe e ndaloi atë.
Mbreti Charles i Anglisë, në nderimet e tij të fundvitit ka përfshirë edhe një shqiptar.
Andi Hoxhaj, pedagog i drejtësisë në Universitetin “College of London” është nderuar me titullin “OBE- Oficer i Urdhrit të Perandorisë Britanike”.
Ky është një super lajm këtë fundvit siç edhe thotë ish-profesori shqiptar në Londër, Fabian Zhilla:
“Britania e Madhe duke nderuar origjinën dhe vendin e tij në një kohë jo të mirë për imazhin e shqiptarëve atje. Urime mik, profesionist dhe shqiptar i mirë”, thekson Fabian Zhilla.
Alastair King- Smith ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë thotë se “është fantastike të shikosh Dr. Hoxhën të nderohet me titullin “OBE”.
Ambasadori thekson më tej se ky nderim i është dhënë për “shërbime në marrëdhëniet mes Anglisë dhe Shqipërisë”.
Ka komentuar edhe Uran Ferizi i cili pritet të marrë postin e ambasadorit të Shqipërisë në Londër.
Dje janë bërë një muaj që nga vrasja e Liridona Ademajt.
E sonte, vëllai i saj Leonard Ademaj përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar mediat, shoqërinë civile, hetuesit, prokurorët, siç tha ai, që janë duke kontribuar në informim dhe në zbardhjen e rastit.
Ai gjithashtu u shpreh se do të vazhdojnë të për drejtësi për Liridonën.
“Ka kaluar një muaj që kur se është vrarë Liridona jonë. Kishim shumë plane bashkë. Këto ditë i gjetem në shtëpi ballonat që i pati ble me ia festu djalit ditëlindjen. Do t’i ruajmë ashtu siç e ruajmë çdo kujtim. Viti 2023 do të mbetet për ne vit i kobshëm që na e mori Liridonën dhe vetëm shpresa për drejtësi po na mban gjallë”.
“Duam t’i falenderojmë të gjithë mediat, shoqërinë civile, hetuesit, prokurorët që janë duke kontribuar në informim dhe në zbardhjen e këtij krimi. Ka pasur raste kur jemi lënduar rëndë nga diskutimet dhe raportimet që janë bërë rreth rastit, me informacione të pasakta. Ne shpresojmë që rastet e Liridonës dhe grave tjera të vrara të trajtohen me ndjeshmëri dhe kujdes më të madh. Ne do të vazhdojmë të avokojmë për drejtësi për Liridonën”, ka shkruar ai.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në adresimin e fundvitit ka siguruar qytetarët se “çdo marrëveshje që do të nënshkruhet (në dialogun me Serbinë), do të jetë në të mirë të vendit tone”.
Ai ka garantuar se asnjë marrëveshje që do të nëshkruar në kuadër të këtij procesi, nuk do ta kërcënojë sigurinë e integritetin territorial, kushtetutshmërinë e rendin ligjor të Kosovës.
“Kosova jonë është në prag të një të ardhmeje që është më afër asaj se çka e meritojmë dhe për të cilën kemi punuar intensivisht”, ka deklaruar Kurti.
Ai ka folur edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën që hyn në fuqi nga 1 janari i vitit 2024.
Kreu i ekzekutivit kosovar është shprehur se po i jepet fund pritjes shumëvjeçare të qytetarëve.
“Qeveria jonë shërben bashkë me ju dhe për ju. Prandaj, ju ftoj që të bashkëpunoni sa më shumë me ne. Kemi kaluar periudha të vështira të ndërtimit të shtetësisë tonë dhe tash është koha që të zhvillojmë e ndërtojmë vendin që e meritojmë dhe të jetësojmë vizionin tonë të përbashkët”, ka deklaruar Kurti.
Tutje, ai ka lavdëruar qeverisjen e tij më 2023, ndërsa ka thënë se më 2024 duhet të reflektohet mbi mësimet e marra.
“Kemi arritur në fund të një viti që, pa dyshim, ka lënë gjurmë në shtetin tonë. Teksa po e lëmë pas 2023-tën, një vit transformues, le të ngulisim në kujtesën tonë e të reflektojmë mbi mësimet që i kemi marrë, e të arriturat që i kemi shënuar. Ju falënderoj përzemërsisht dhe uroj që viti i ardhshëm 2024 të jetë i mbushur me paqe e dashuri, prosperitet dhe unitet për të gjithë ne. Gëzuar vitin e ri nga Qeveria jonë!”.
Sali Berisha urdhërohet të mos largohet nga banesa ku do të ruhet me policë në derën e shtëpisë e të ketë kontakt vetëm me personat që jetojnë me të në të njëjtën banesë. Gjithashtu i ndalohet komunikimi me persona që nuk janë familjarë.
Gjykata e Posaçme pranoi sot kërkesën e SPAK për shtrëngimin e masës së sigurisë për ish kryeministrin i dyshuar për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim në aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani.
Me vendimin e sotëm gjyqtarja Irena Gjoka pranoi zëvendësimin e masës së sigurisë nga Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” në arrest shtëpie dhe urdhëron SPAK dhe shërbimet e policisë gjyqësore, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit ta kontrollojnë.
Zbardhet vendimi i marrë nga Irena Gjoka për kreun e opozitës shqiptare, Sali Berisha.
VENDIMI
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
Dt. 30.12.2023
SHKURTIM VENDIMI “PËR ZËVDËSIMIN E MASËS SË SIGURIMIT”
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e përbërë prej:
GJYQTARE: IRENA GJOKA
asistuar nga sekretare gjyqësore Bora TOTOLAKU, sot me datë 30.12.2023, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore, kërkesën penale me nr.520 Rregj.Them., datë rregj. 22.12.2023 që i përket:
KËRKUES:Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfaqësuar nga prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.
OBJEKTI: Zëvendësim i masave të sigurimit personal shtrëngues, “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale, me masën e sigurimit personal shtrëngues “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Z. Sali Berisha.
SHTETAS NËN HETIM:
Sali Berisha, i biri i Ram-ës dhe i Shiqere-s, i datëlindjes 15.10.1944, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë, në adresën: Rruga “MustafaMatohiti”, Ndërtesa 36, Hyrja l, Nd. 036, Njësia Administrative nr. 2, me nr. personal E40701031R, i mbrojtur në këtë gjykim nga av.Genc Gjokutaj me nr.licence 1309, Nipt K72208001G, anëtar i Dhomës së Avokatisë Tiranë dhe av.Sokol Mëngjesi me nr.license 3673, Nipt L41803013C, anëtar i Dhomës së Avokatisë Tiranë, të zgjedhur me prokurën e posaçme me Nr. 2456 Rep. Nr. 1060/2 Kol datë 26.12.2023.
I DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.
BAZA LIGJORE: Nenet 228, 229, 230, 231, 232, 237, 244 dhe 260 të K.Pr.Penale.
Gjykata, pasi shqyrtoi kërkesën, vlerësoi çështjen në tërësi, dëgjoi palët në kërkimin përfundimtar, të cilat kërkuan:
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfaqësuar nga prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, kërkoi: Pranimin e kërkesës sipas objektit; Zëvendësimin e masave të sigurimit personale shtrënguese, “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Safi Berisha, i biri i Ram dhe i Shiqere, datëlindja 15.10.1944, lindur në Tropojë, me nr personal E40701031 R, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i K.Penal, me vendimin nr. nr. 112 datë 20.10.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, të verifikuar me vendimin nr. 117 datë 26.10.2023, të po së njëjtës gjykatë, lënë në fuqi me vendimin nr. 56 datë 21.11.2023, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me masën e sigurimit “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, në adresën e vetëdeklaruar në akte nga personi nën hetim Sati Berisha, duke e urdhëruar atë të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën Rruga “MustafaMatohiti”, Ndërtesa 36, Hyrja l, Nd. 036, Njësia Administrative nr. 2, Tiranë, duke u siguruar ruajtja e tij me punonjës policie të shtetit, si dhe ndalimin e komunikimit me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të.
Shtetasi nën hetim Sali Berisha, nëpërmjet përfaqësuesve të tij ligjorë, av.Genc Gjokutaj dhe av.Sokol Mëngjesi, kërkoi: Rrëzimin e kërkesës së prokurorisë.
Gjykata bazuar në nenet, 228, 229,230, 231, 232, 233, 237, 249, 260/2, 466 të Kodit të Procedurës Penale,
VENDOSI:
1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
2. Zëvendësimin e masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues “detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr.112, datë 20.10.2023,verifikuar me vendimin nr. 117 datë 26.10.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,lënë në fuqi me vendimin nr. 56 datë 21.11.2023, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me masën e sigurimit personal shtrëngues “arresti në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale,ndaj shtetasit nën hetim Sali Berisha, i biri i Ram-ës dhe i Shiqere-s, i datëlindjes 15.10.1944, lindur në Tropojë, me nr. personal E40701031R, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.
2.1. Urdhërohet shtetasi nën hetim Sali Berisha, të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën: Rruga “Mustafa Matohiti”, Ndërtesa 36, Hyrja l, Nd. 036, Njësia Administrative nr. 2, Tiranë si dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të.
3-Për ekzekutimin e këtij vendimi ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfaqësuar nga prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.
4-Mbikëqyrja e zbatimit të masës së sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, si dhe urdhërimeve të përcaktuara në këtë vendim të kontrollohet nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe shërbimet e policisë gjyqësore, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
5-Kundër këtij mund të bëhet ankim nga palët,brenda pesë ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Drejtor i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në T7 ka folur për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Ai ka thënë se procesi hetimor po vazhdon në disa faza, derisa Policia e Kosovës është treguar mjaft efikase sa i përket këtij rasti.
Hoxha ka thënë se mbetet të zbulohet motivi i vrasjes dhe se për këtë gjë janë duke hetuar disa pista. Ai ka thënë se s’mund të flasë asgjë për motivin, derisa të mos ketë një kristalizim për këtë çështje.
“Procesi hetimor vazhdon në disa faza. Policia në këtë rast është treguar shumë efikase dhe profesionale. Në afat rekord ka sqaruar vrasjen dhe të arrestojë personat e involvuar në këtë rast. Mbetet të zbulohet për motivin e kësaj vrasje. Jemi duke hetuar disa pista, por s’mund të bëjë publike derisa të kemi të kristalizuar motivin”, ka thënë Hoxha në T7.
Kreu i Policisë së Kosovës ka thënë se brenda policisë ka hetues që kanë një përvojë shumë të madhe dhe se qysh në momentet e para kur ka ndodhur rasti i vrasjes së Liridonës, kanë dyshuar se diçka nuk është në rregull.
Hoxha ka thënë se sqarimet që janë dhënë nga Naim Murseli dhe personat e tjerë s’kanë qenë bindëse.
“Policia e Kosovës ka arritur nivel të lartë profesional. Edhe policët hetues që punojnë kohë të gjatë dhe kanë përvojë në hetim. Qysh në momentet e para, kemi pasur indicie që diçka nuk është në rregull. Nuk mjaftohemi me indicie, u dasht të sigurojmë prova për ta arrestuar dikë. Rasti u raportua që ka qenë grabitje. Sqarimet që janë dhënë nga vetë ai dhe nga personat tjerë s’kanë qenë bindesë për ne dhe kemi nxjerrë të gjitha faktet dhe dëshmitë. Është ekzaminu gjithë procesi, kamerat që kanë shpi deri në atë lokacion ku është kryera vrasja”, ka thënë Hoxha.
I pyetur nëse është kapur nga kamerat e sigurisë momenti i vrasjes së Liridonës, Hoxha ka thënë se në vendin ku ka ndodhur krimi nuk ka kamera.
“Momenti i vrasjes s’është i fokusuar. Ka qenë një zonë që s’është kapur nga kamerat”, ka thënë tutje ai.
I pyetur për fatin e telefonit të Liridona Ademajt, Hoxha ka thënë se s’i di të gjitha detajet, por ka thënë se përmes telefonave të konfiskuar është arritur që të lidhen të gjithë personat e dyshuar për vrasjen.
“Nuk mund t’i të gjitha detajet. Por përmes dëshmive të marra nga telefonat, kemi arritur të lidhim të gjithë personat e dyshuar më këtë vrasje. Telefonat e konfiskuar po ekzaminohen nga forenzika”, ka potencuar drejtori Hoxha.
I pyetur për arresitme të reja të mundshme për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, Hoxha ka thënë se s’përjashtohen dhe se ende s’ka përfunduar e tëra.
“Nuk kanë përfunduar arrestimet, kjo varet nga zhvillimet tjera që mund të dalin. S’mund të paragjykoj nëse do të ketë apo s’do të ketë. Mirëpo kjo nuk është e tëra edhe pse është sqaruar pothuajse e gjitha”, ka thënë Hoxha.
Biblioteka dhe Teatri i Tetovës kanë drejtorë të rinj nga radhët e ASH-së, me të cilët na njeh Vjollcë Berisha:
Kështu kanë për të shkëlqyer edhe në detyrat e reja që kanë marrë dy miqtë e mi të dashur.
Profesoresha Nuka Bajrami tashmë në detyrën e drejtoreshës së Bibliotekës së Tetovës. Natyra e saj mbështetëse, vigjilenca dhe zelli për punë e bëjnë atë njeriun më të qëlluar për të udhëhequr institucionin më të vlefshëm të kulturës. Biblioteka e Tetovës është me numër më të madh lexuesish në tërë vendin. Tani ajo ka në krye njeriun e duhur. Libri dhe lexuesi ynë sapo fitoi mbështetësin më të madh. Nuria ka për t’ia dalë si është më së miri, siç ia ka dalë të jetë pedagogia më e dashur për nxënësit e saj me vite, siç ia ka dalë t’i motivojë gjithmonë ata që ka pasur pranë. Suksese Nuka
Abdulla Osmani, njëri nga djemtë më të mirë që kemi, do ta drejtojë Teatrin e Tetovës. Tërë dashuria që ka për këtë istitucion dhe kreativiteti i tij do ta bëjnë udhëheqës të shkëlqyer. Është koha t’i japim hapësirë rinisë t’i artikulojë mundësitë që ka.
Abdullai çdo punë e merr me zemër dhe kjo është kryesorja. Kështu e kam parë si sekretar rinie, kështu e kam parë si aktor në rolet që ka pasur, kështu në detyrë në Kuvend e kudo që ka marrë përgjegjësi.
Teatri është institucion që e kërkon të tërin dhe unë e di që ai s’do të kursehet! Suksese!
Tre të dyshuarve në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava, i është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj.
Lajmin e ka konfirmuar Mirlinda Gashi, zëdhënëse në Gjykatën Temelore në Prishtinë.
“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve N.M, G.P, dhe K.K, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, ashtu që tre të pandehurve iu vazhdohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muaj, për secilin. Masa e paraburgimit të pandehurve iu është vazhduar nga data 31.12.2023 deri më datë 29.02.2024”.
Liridona Ademaj, 30-vjeçare, është vrarë më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Graçanicë një 34-vjeçare dyshohet se ka rënë nga kati i dytë i një hoteli dhe ka gjetur vdekjen. Bëhet fjalë për Artila Kamerin.
Për rastin, se deri ku kanë shkuar hetimet, se a është duke u intervistuar dikush Insajderin ka kontaktuar Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj se janë në pritje të raportit të autopsisë teksa shtoi se në këtë pikë të hetimeve nuk mund të japin detaje tjera.
“Ju njoftojmë se Prokuroria e Prishtinës është në pritje të raportit të autopsisë dhe të gjeturave nga hetimet e ndërmarra, andaj në këtë fazë nuk mund të japim detaje të tjera nga ky rast“, tha Ulaj.
“Rasti është iniciuar “hetim mbi vdekjen” dhe po vazhdon të hetohet në koordinim me policinë“, pohoi Ulaj.
Për rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
“Graqanicë / 28.12.2023 – 03:23. Njësitet policore pasi kanë pranuar informatën se një person dyshohet se ka rënë nga kati i dytë i një hoteli, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur viktimën femër e cila dyshohej pa shenja jete, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e saj. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport përcjell Insajderi.
Është ndarë nga jeta në moshë relativisht të re Elham Ajruli nga Leshnica e Komunës së Zhelinës, i cili jetonte dhe punonte në Danimarkë. Kryetari i Komunës së Tetovës jep lajmin dhe ngushëllon familjen:
Me keqardhje morëm lajmin e ndarjes nga jeta të mërgimtarit, bashkëveprimtar i çështjes sonë, Elham Ajruli nga Leshnica e Komunës së Zhelinës. Elhami ishte një miku ynë, vëlla dhe veprimtar në Danimarkë atje ku po jetonte. Ne humbëm një veprimtar të madh, ndërsa familja një prind të mrekullueshëm! Ngushëllime familjes!
NJOFTIM
Të dashur miq, familjarë e shok,
Me dhimbje të thellë i’u njoftojmë se ndërroi jetë Elham Ajruli
Nuk kam fjalë ta shpreh dhimbjen ishe shumë i dashur për të gjithë ne gjithmonë kur u ktheheshe nga mërgimi sjellje gëzim, buzëqeshje në familjen tonë.
Ike papritur këtë nuk e besoj ende të qoftë i lehtë dheu
Allahu të mëshiroftë me xhennet
Me pikëllim e mall,
Familja Ajruli
Na këpute shpirtin xhaxhi
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kroaci, ku një burrë ka eliminuar nënë, gruan e më pas veten.
Pas eliminimit të së nënës së tij, ai ka ndjekur bashkëshorten në dyqan, të cilën e ka ekzekutuar me armë zjarri.
Autori më pas është mbyllur në shtëpi dhe ka qëlluar veten.
Qytetarët janë shprehur të tronditur pas krimit të frikshëm.
“Një çmenduri e plotë. Ishte me të brendshme, me pushkë në dorë, burri hyri në dyqan pas gruas së tij, e cila po vraponte në panik dhe po kërkonte ndihmë”, tha njeri prej dëshmitarëve.
Autoritet kroate kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen makabre.
Një detaj është zbuluar nga mediat italiane ditën e sotme për vrasjen e 27-vjeçares italiane Vanessa Ballan nga 41-vjeçari shqiptar, Bujar Fandaj. Para se të vriste 27-vjeçaren, Fandaj i ka dërguar një mesazh bashkëshortit të së resë, Nicola Scapinello. Bashkangjitur mesazhit, 41-vjeçari i ka dërguar dhe një video erotike të tij me 27-vjeçaren, të filmuar gjatë periudhës që ata kanë qenë të lidhur bashkë.
Pak kohë më parë autoritetet shëndetësore në Itali kanë publikuar autopsinë e bërë ndaj të resë. Rezultatet e autopsisë thonë se para se Vanessa Ballan të vritej, ajo është dhunuar barbarisht Fandaj. Ndër të tjera, autoritetet italiane, shprehen se 27-vjeçarja ka marrë dy goditje në mushkëri dhe më pas shqiptarët e kanë qëlluar me thikë në zemër, duke shpuar tej për tej organin jetësor të saj.
41-vjeçari e ka goditur 8 herë me një thikë 20 centimetër të gjatë të renë italiane. Vanessa Ballan dhe Bujar Fandaj kishin qenë në një lidhje së bashku. Pas një viti lidhje, 27-vjeçarja kishte vendosur t’i jepte fund gjatë verës, por shqiptari nga Kosova nuk e kishte pranuar ndarjen. Ky i fundit kishte filluar ta përndiqte duke u shfaqur disa herë në vendet ku ajo punonte, apo dhe në shtëpinë e saj duke e kërcënuar se “do ta vriste” në rast se nuk ribashkoheshin. 41-vjeçari nga Kosova donte që e reja shtatzënë të ndahej nga partneri i saj dhe të shkonte të jetonte me të në San Vito di Altivole, pak kilometra nga Spineda di Riese Pio X (Treviso), ku ndodhi tragjedia.
Një aksident tragjik ka ndodhur në Turqi, ku 10 persona kanë humbur jetën dhe 61 janë plagosur, si pasojë e përplasjes së 7 automjeteve në provincën Sangari.
Sipas mediave, aksidenti fatal ka ndodhur në autostradën e Marmarasë rreth orës 4:30 të mëngjesit dhe dyshohet se shkak ka qenë mjegulla e dendur që kishte mbuluar zonën. Shtatë automjete, duke përfshirë 3 autobusë dhe 1 kamion, u përfshinë në aksident, e cila duket se ka nisur kur një makinë ka përplasur një kamion.
Pas përplasjes së parë, disa pasagjerë kanë zbritur nga makinat e tyre për të parë se çfarë ka ndodhur dhe janë goditur nga automjetet që i kanë ardhur me shpejtësi, sipas guvernatorit të Sangario, Yasar Karadeniz. Shtatë nga personat e plagosur ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa forca të shumta zjarrfikëse dhe policie ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit.
Kuzey Marmara Otoyolu’nun Sakarya kesiminde 7 aracın karıştığı kazada 10 kişi öldü, 54 kişi yaralandı. ( Emre Ayvaz – Anadolu Ajansı )
Kuzey Marmara Otoyolu’nun Sakarya kesiminde 7 aracın karıştığı kazada 10 kişi öldü, 54 kişi yaralandı. ( Emre Ayvaz – Anadolu Ajansı )
Policia ka dalë me detaje shtesë për tragjedinë që ndodhi dje në Çellopek, ku mbetën të vrarë dy persona ndërsa u plagos një tjetër dhe personi që dyshohet që ka kryer vrasjet. Policia tashmë ka identifikuar edhe dy viktimat.
Sot u bë varrimi i të vrarëve të djeshëm në Çellopek të Tetovës, Muhamedin dhe Faruk Xhaviti
“Policia ka privuar nga liria I.I.(59) nga fshati Çellopek, pas kallëzimit se rreth orës 14.10, se në fshat ka vrarë me armë zjarri të afërmit e tij F.XH. (52) dhe M.XH. (28) dhe ka plagosur A.XH.(54), të gjithë nga i njëjti fshat. I dyshuari, i cili gjithashtu është plagosur me armë zjarri, është ndaluar në stacionin policor dhe është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore”, thonë nga MPB.
Dy nga të vrarët të moshës 52 dhe 28 vjeçe janë babë e bir, ndërsa i plagosuri është 54-vjeçar, të gjithë familjarë të të dyshuarit për vrasjet, 59-vjeçarit I.I.
Nga MPB thonë se në vendin e ngjarjes janë gjetur 3 pistoleta.
Ky është autori i vrasjes së dyfishtë në Çellopek
“Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer edhe prokurori publik dhe ekipi inspektues i SPB-Tetovë, ndërsa janë gjetur dhe konfiskuar 3 armë. Njëra armë i është marrë të arrestuarit, ndërsa dy të tjerat janë gjetur në afërsi të të ndjerëve F.XH. dhe M.XH.”, shtojnë nga MPB.
TV21 hulumtoi profilin e 59-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e dyfishtë, sipas të dhënave në polici, i njëjti ishte arrestuar me 22 shkurt të vitit 2021, pasi me armë e kishte kërcënuar mjekun e fshatit.
Motivet ende nuk janë bërë të ditura, por ministri i Brendshëm Oliver Spasovski dje tha se deri në këtë tragjedi kanë çuar çështjet e pazgjidhura pronësore.
Rreth orës 03:30 të mëngjesit, një grua dyshohet se është hedhur nga kati i dytë i një hoteli në Prishtinë, dhe e njëjta ishte e shoqëruar nga një burrë.
Rastin për Paparacin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, e cila tha se viktima është 34 vjeçare dhe se rasti është iniciuar në stacionin policor në Graqanicë.
“Sot në stacionin policor të Graqanicës është iniciuar një rast hetim mbi vdekjen, ku viktimë është një femër 34 vjeç, vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, është shprehur ajo.
Sipas burimeve, viktima 34 vjeçare është A.K., me prejardhje nga Gjakova, dhe ka lënë pas vetës një vajzë.
Në profilin e saj në Facebook, vërehet se viktima ka disa foto me vajzën e saj të mitur, si dhe disa postime ku tregon se punonte me rregullimin e thonjëve.
Poashtu, rastin e kanë konfirmuar edhe nga prokuroria, të cilët kanë thënë se rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Sipas Sinjalit, 34-vjeçarja dyshohet se pas një mosmarrëveshje me personin që ishte e shoqëruar, ajo ka kërcyer nga tarraca e hotelit dhe si pasojë ka marrë lëndime të rënda trupore që rezultuan të jenë fatale për të.
Flet prokurori i rastit për vdekjen e 34-vjeçares në një hotel në Prishtinë
Në orët e para të mëngjesit të së enjtes, një 34-vjeçare nga Gjakova është gjetur e vdekur te një hotel në fshatin Suhadoll në magjistralen Prishtinë-Lipjan.
Prokurori i rastit, Armend Hamiti ka thënë se lidhur me rastin ka dyshime për vetëvrasje.
Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj tha se trupi i 34-vjeçares është dërguar në IML për obduksion dhe rasti po hetohet në koordinim me Policinë.
“Prokurori kujdestar është njoftuar lidhur me këtë rast, i njëjti ka dalë në vendin e ngjarjes. Rasti është iniciuar “hetim mbi vdekje”, ndërsa trupi i pa jetë është dërguar në IML për t’iu bërë obduksioni. Veprimet hetimore janë duke u ndërmarrë në koordinim më policinë”, tha Ulaj.
Raportohet se i dashuri i saj në polici ka deklaruar se gruaja nga Gjakova u hodh nga dritarja e hotelit, pas një fjalosje mes çiftit.
Tetovë, 27 dhjetor – Një fund i përgjakshëm i një sherri për një copë tokë. Një 60-vjeçar banues në Çellopek të Tetovës ka qëlluar me armë zjarri të afërmit e të tij. Ai vrau babë e bir dhe plagosi rëndë vëllain dhe dajën e tyre. Drama e përgjakshme familjare ka ndodhur pasditen e sotme rreth 10 minuta pas orës 14:00.
Pas një debati të shkurtër para shtëpisë së Farukut dhe Muamedinit, kushëriri i tyre Ilmiu i qëlloi me armë. Ai ka qëlluar edhe në drejtim të vëllait dhe dajës së tyre, por të shtënat nga arma nuk kanë qenë fatale. Menjëherë pas tragjedisë së përgjakshme është arrestuar autori i vrasjes së dyfishtë. Policia thotë se ai kishte edhe plagë me armë zjarri.
Banorët e Çelopekut kanë dëshmuar pas kamerës së Sitelit se mes kushërinjve ka pasur padurim prej kohësh. Ata përfunduan sot me një fund të përgjakshëm. Familjarët e tyre dëshmojnë se të vrarët jetonin në Zvicër dhe Gjermani dhe kishin ardhur në vend me pushime.
Autori i vrasjes së dyfishtë nuk ishte i vetmi nga familjarët që përdori armët për zgjidhjen e problemeve. Rreth 30 vjet më parë, babai i tij qëlloi një burrë nga Çellopeku.
Mosmarrëveshjet për pronën, mësohet të kenë qenë shkaku kryesor i mosmarrëveshjeve mes dy familjeve nga Çellopeku i Tetovës, nga zënka e të cilëve sot, u vranë dy dhe u plagosën dy të tjerë, përcjell KlanM. Personi që dyshohet se e ka kryer vrasjen në Çellopek, sipas informacioneve të policisë edhe vetë është i plagosur.
Klan Maqedoni raporton se për shkak të seriozitetit të plagëve, i dyshuari është dërguar me urgjencë nga Spitali i Tetovës për në Qendrën e Klinikave në Shkup.
Ky është autori i vrasjes së dyfishtë në Çellopek
Rasti tragjik është komentuar edhe nga Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski. Sipas tij, vrasja e dyfishtë ka të bëjë rreth kontesteve pronësore.
“Për momentin kolegët janë duke punuar për zbardhjen e rastit. Bëhet fjalë për llogari të papastruara rreth pronës në një familje. Këto janë të dhënat e para që mi dërguan kolegët nga terreni. Presim që së shpejti të rrumbullaksohet procesi dhe të kemi informata më të detajuara”, ka deklaruar Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme./KlanMacedonia
Dy të vrarë dhe dy të plagosur në fshatin Çellopek të komunës së Bërvenicës. Sipas informacioneve të para, shkak për vrasjen e dyfishtë dhe plagosjen e një tjetri, anëtarë të familjes së njëjtë ka qenë vendi përpara shtëpisë së autorit. 60 vjeçari me inicialet I.I. ka lënë të vrarë babë e bir 52 vjeçar dhe 28 vjeçar. Nga gjuajtjet me armë zjarri dyshohet të jetë plagosur edhe vet autori.
“Për momentin, rruga tek lagjja që shpie tek shtëpia ku u krye edhe vrasja, rezulton e bllokuar ndërsa për hetim ka dalë si sektori i punëve të brendshme po ashtu edhe prokurori kujdestar i prokurorisë së Tetovës. Priten informata më të detajuara ndërsa arsyet apo motivet e vrasjes ende qartazi nuk dihen. Sipas disa dëshmitarëve okular flitet që arsyeja e vrasjes ka qenë bllokimi i rrugës për hyrje në shtëpi me makinë, nga kushëriri i cili dyshohet se është dorasi”.
Dy të plagosurit të shoqëruar nga policia fillimisht u dërguan në Spitalin Klinik të Tetovës, por pas rëndimit të gjendjes së tyre shëndetësore u transportuan në Shkup.
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se policia po punon për zbardhjen e rastit.
“Për momentin punojnë kolegët në zbardhjen e këtij rasti. Bëhet fjalë për mosmarrëveshje për çështje pronësore në familje. Këto janë informatat e para që na dërguan kolegët nga terreni. Presim që së shpejti do të zbardhjet i tërë rasti dhe do kemi informacione të detajuara”, deklaroi Oliver Spasovski ministër i Punëve të Brendshme.
Hetimet në terren vazhdojnë ende, ndërsa informacionet e plota për vrasjen e dyfishtë që tronditi Çellopekun e Bërvenicës do të dihen gjatë ditës së nesërme. /Alsat.mk
Ishte ora 14.10 kur policia e Tetovës mori një denoncim nga fshati Çellopek i Tetovës, komuna e Bërvenicës.
Një persona me armë zjarri kishte kryer dy vrasje.
Banori i Çellopekut vrau dy kushërinj dhe një e plagosi, dyshohet se u zunë për çështje pronash
Policia dhe ndihma e shpejtë menjëherë dolën në terren.
Më pas u mësua se një person rreth moshës 60 vjeçe është i dyshuari për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e një personi tjetër, të gjithë kushërinj të dorasit të dyshuarit, konfirmon policia.
Po ashtu i plagosur është edhe vetë i dyshuari me iniciale I.I., ndërsa policia dyshon se me shumë gjasa është plagosur nga arma e tij e zjarrit.
I dyshuari u arrestua.
Motivet ende nuk janë bërë të ditura, por nga ajo që dëgjuam nga fshatarët është se zënka ka nisur për çështje parkingu mes të dyshuarit dhe të vrarëve.
Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski nuk dha detaje, por konfirmon se deri në këtë tragjedi kanë çuar çështjet e pazgjidhura pronësore.
“Kolegët punojnë për momentin për zbardhjen e kësaj ngjarje. Bëhet fjalë për çështje të pazgjidhura pronësore në një familje. Këto janë informacionet e para që më dërguan kolegët nga terreni. Presim që së shpejti të rrumbullakohet i gjithë ai procesi dhe të kemi detaje nga ngjarja”, tha Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.
Policia tani për tani nuk ka konfirmuar identitetin e të vrarëve dhe të plagosurit.
Në vendngjarje doli edhe Prokuroria për të nisur hetimet për rastin, ndërsa na thanë se nesër do të dalin me informacione.
Sot në Çollopek të komunës së Bërvinicës, sipas të dhënave të para të policisë, janë vrarë dy persona ndërsa dy të tjerë janë të plagosur, shkruan Alsat.
Motivi dyshohet të ketë qëne për shkak të një sherri për vendparkim.
Jo zyrtarisht, mësohet se personat janë të afërm mes vete dhe besohet se edhe më herët kanë pasur mosmarrëveshje./ Alsat.mk
Nga SPB-Tetovë për TV21 konfirmojnë se një person rreth moshës 60 vjeçe është i dyshuari për vrasjen e dy personave në Çellopek të Bërvenicës, rajoni i Tetovës.
“Është arrestuar një person rreth 60 vjeç me iniciale I.I. nga fshati Çellopek, pas një denoncimi rreth orës 14:10 se në këtë fshat ka vrarë 2 kushërinjtë e tij nga i njëjti fshat dhe një e ka plagosur”, thonë nga SPB-Tetovë për TV21.
Po ashtu, edhe i dyshuari për vrasjet ka plagë, me shumë gjasa nga arma e tij e zjarrit, dyshon policia, përcjell TV21. SPB-Tetovë tani për tani nuk mundi të konfirmojë identitetin dhe moshën e dy të vrarëve dhe të plagosurit, thanë se po merren masa për zbardhjen e rastit dhe se në terren janë policia bashkë me ndihmën e shpejtë dhe ekipet e Prokurorisë./tv21.tv
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski thotë se vrasja e dyfishtë që ndodhi pasditen e sotme në Çellopek dyshohet se për motiv kishte çështjet e pazgjidhura pronësore në një familje, shkruan TV21. Spasovski thotë se po punohet për zbardhjen e plotë të rasatit.
“Kolegët punojnë për momentin për zbardhjen e kësaj ngjarje. Bëhet fjalë për çështje të pazgjidhura pronësore në një familje. Këto janë informacionet e para që më dërguan kolegët nga terreni. Presim që së shpejti të rrumbullakohet i gjithë ai procesi dhe të kemi detaje nga ngjarja”, thotë Spasovski.
Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur pasditen e 27 dhjetorit në fshatin Çellopek të Tetovës, ku një person i tretë ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, ndërsa i dyshuari është arrestuar, njofton SPB Tetovë.
Dy të vrarët dhe i plagosuri janë familjarë të të dyshuarit.
“Policët e SPB Tetovë në Çellopek, kanë privuar nga liria I.I, gjashtëdhjetë vjeç nga ky fshat, duke vepruar pas kallëzimit se rreth orës 14 në fshat, me armë zjarri ka vrarë dy familjarë të tij dhe ka plagosur njërin. Edhe i dyshuari ka pësuar lëndime, të shkaktuara nga një armë zjarri”, ka njoftuar Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.
Pas regjistrimit fillestar të ngjarjes, policia e Tetovës ka nisur hetimet në Çellopek./KlanMacedonia
Në Çellopek të Komunës së Bervenicës, në rrethinë të Tetovës ka pasur të shtëna, ku kanë mbetur të vrarë dy persona dhe dy janë plagosur. Policia e Sektorit për punë të Brendshme (SPB) ka ndaluar personin që dyshohet për vrasjen e dyfishtë, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Sot nëpunës të SPB Tetovë, në Çellopek, e kanë ndaluar personin I.I të moshës rreth 60 vjeçare, duke vepruar në thirrjen e qytetarëve, pasi i njejti dyshohet se ka vrarë dy persona dhe një ka lënduar. I dyshuari gjithashtu është lënduar me plagë të armës së zjarrit. Në vend ka shkuar policia e Tetovës dhe kanë siguruar vendin e ngjarjes, ku edhe do të sigurohen kushtet për hetuesinë për të hetuar në tërësi ngjarjen” i tha Telegrafit në Maqedoni, Marjan Josifovski, zëdhënës i Sektorit për punë të Brendshme në Tetovë.