Ballina Kronika E rëndë/ Ishte duke luajtur me kapsolla, 10-vjeçari humb gishtat e dorës...

E rëndë/ Ishte duke luajtur me kapsolla, 10-vjeçari humb gishtat e dorës nga shpërthimi

Teksa gjendemi në periudhën e ndërrimit të viteve, mjetet piroteknike janë më të përhapura në këto kohë, pavarësisht se janë të rrezikshme dhe mund të shkaktojnë gjymtime.

Një djalë dhjetë vjeçar, që jeton në provincën e Tarantos humbi tre gishta: gishtin e madh të dorës së majtë dhe dy gishtat e dorës së djathtë për shkak të shpërthimit të papritur të një kapsolle të bërë në mënyrë artizanale.

Mediat italiane shkruajnë se i mituri u dërgua me urgjencë në spital, ku u shtrua në departamentin e kirurgjisë plastike dhe rindërtuese.

Ndërsa policia zbuloi gruan që i shiti 10-vjeçarit mjetet piroteknike dhe e ndaloi atë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews