Ballina Kronika Ndalohet nga policia Drin Ahmeti, ja çka u gjet në makinën e...

Ndalohet nga policia Drin Ahmeti, ja çka u gjet në makinën e nipit të Ali Ahmetit (VIDEO+FOTO)

Drin Ahmeti është ndaluar sonte në qendër të Shkupit, konfirmojnë për Telma burime policore. MPB përmes kumtesës konfirmoi arrestimin nga pjesëtarët e njësisë speciale të policisë Tigrat pasi në makinën Range Rover u gjet një sasi e madhe e  fishekzjarrëve, transmeton Portalb.mk.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tetova News (@tetovanews)

Ministria e Brendshme e ka konfirmuar rastin.

“Sot (30.12.2023) në ora 19:50 në rrugën “Samuilova” në Shkup, zyrtarët policorë kanë ndaluar automjetin e pasagjerëve “Range Rover” me targa të Shqipërisë, i drejtuar nga D.A. (25) nga fshati Zajas-Kërçovë dhe gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur mjete piroteknike. Personi është ndaluar në stacion dhe pas dokumentimit të rastit do të bëhet një parashtresë përkatëse”, kumtoi për mediat MPB-ja.

Ndryshe, Drin Ahmeti është djali i vëllait të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Ai u bë i njohur në opinion pasi që në media u publikua informata se ai, bashkë me disa partnerë nga Shqipëria (Firma PE-VLA-KU SH.P.K.me pronar Vladimir Pjetërgjokaj), e kanë blerë qendrën tregtare në Shkup “Soravia”, e cila paraprakisht ka qenë në pronësi të dy firmave austriake.

Pas reagimeve të shumta në opinion, Drin Ahmeti bashkë me përfaqësues të firmave nga Shqipëria dhe ish pronarit të “Soravia” mbajti konferencë për shtyp ku njoftoi se, partnerët nga Shqipëria do të kenë 51% të aksioneve, ai 39% dhe pronari i deritanishëm Hano Soravia 10%.

Për sa para është shitur nuk dihet, por dihet që “Soravia” para se të shitej ka pasur borxh 20 milionë euro, dhe atë borxh, do ta marrin pronarët e rinj.

Drin Ahmeti është pronar i tre firmave “Thor Industries”, “Everest JD” dhe “Potan Plant”. Ai është dhe bashkëpronar me vëllain e tij BesianAhmeti djalin e Ali AhmetitShkumbin Ahmeti në firmën “HeliosPlant.

Everest JD” ka koncesion aktiv për shfrytëzimin e gurit gëlqeror në lokalitetin “Bukoviq” në Zajas, që sipas opozitës është fituar në kohën e pushtetit LSDM-BDI. Por, kjo firmë, merret edhe me ndërtimin e objekteve të inxhinierisë civile dhe ka licencë për hidrocentral. “HeliosPlant” dhe “Potam Plant” janë firma për prodhimin e rrymës.

Opozitarja VMRO-DPMNE gjithashtu akuzoi se më 10 maj të vitit 2022 dy firmat e Drin Ahmetit “Thor industries” dhe “Everest JD” kanë fituar 82 mijë euro të holla shtetërore për bashkëfinancim të inovacioneve nga Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, në kohën kur me këtë institucion udhëheqë kuadri i BDI-së, Festim Halili.

Xhaxhai i DrinitAli Ahmeti, ka premtuar se nuk do ta amnistojë dhe strehojë nëse ka bërë shkelje ligjore dhe i ftoi organet të hetojnë.

Antikorrupsioni ka hapur procedurë për lëshimin e lejes për hidrocentralin. Pavarësisht thirrjeve për hetim nga të gjitha anët, Prokuroria ende nuk ka hapur ndonjë procedurë.

ФОТО: Што нашле полицајците во возилото на Дрин Ахмети, внукот на лидерот на ДУИ

Багажник полн со пиротехника, тоа е причината поради која е приведен Дрин Ахмети, внукот на Али Ахмети, претседател на ДУИ.

На фотографијата која ја обезбеди Телма се гледа дека во автомобилот на Ахмети има различни видови на пиротехника и огномети со различна големина.

25-годишниот Дрин Ахмети (познат и по обидот да ја преземе зградата Соравија во центарот на Скопје) бил сопрен и приведен поради небезбедно пренесување на пиротехника.

Повеќе детали за случајот, но и за обидот за купување на Соравија во претходниот напис на Телма.

BDI: Askush mbi ligjin, të veprohet sipas ligjit për çdo individ

Pas kapjes së Drin Ahmetit, nipit të Ali Ahmetit me mjete piroteknike nga BDI thonë se qëndrimi i lideri të BDI-së është shumë i qartë, askush mbi ligjin dhe të veprohet sipas ligjit kush do që është dhe për këdo që bëhet fjalë.

“Ali Ahmeti e ka qëndrimin e qartë në lidhje me çdo veprim në kundërshtim me ligjin dhe e ka përsëritur në çdo rast që: “Askush mbi ligjin, të veprohet sipas ligjit për çdo individ” thonë nga BDI.

Nga ana tjetër policia konfirmoi se në veturën Range Rover pronë e D.A janë gjetur mjete piroteknike.

“Sot (30.12.2023) në ora 19:50 në rrugën Samuilova në Shkup, zyrtarët policorë kanë ndaluar automjetin e pasagjerëve “Range Rover” me targa regjistrimi shqiptare, i drejtuar nga D.A. (25) nga fshati Zajas-Kërçovë dhe gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur mjete piroteknike. Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit do t’i nënshtrohet kallëzimi përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Nga MPB-ja njoftojnë se mbrëmjen e sotme rreth orës 19:50 në Shkup, zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet “Range Rover” me targa të Shqipërisë, i drejtuar nga shtetasi D.A. (25) nga fshati Zajas i Kërçovës, ku gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 749 mjete piroteknike, ndërsa personi në fjalë është shoqëruar në polici.

“Sot (30.12.2023) në ora 19:50 në rrugën Samuilova në Shkup, zyrtarët policorë kanë ndaluar automjetin e pasagjerëve “Range Rover” me targa regjistrimi të Shqipërisë, i drejtuar nga D.A. (25) nga fshati Zajas-Kërçovë dhe gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur mjete piroteknike”, thonë nga MPB-ja.

@tn.lajmelokale
@tetovanews