Ballina Top Lajm LAJM I TRISHTË: Ndahet nga jeta mërgimtari nga Danimarka, Kasami ngushëllon familjen

LAJM I TRISHTË: Ndahet nga jeta mërgimtari nga Danimarka, Kasami ngushëllon familjen

Është ndarë nga jeta në moshë relativisht të re Elham Ajruli nga Leshnica e Komunës së Zhelinës, i cili jetonte dhe punonte në Danimarkë. Kryetari i Komunës së Tetovës jep lajmin dhe ngushëllon familjen:

Me keqardhje morëm lajmin e ndarjes nga jeta të mërgimtarit, bashkëveprimtar i çështjes sonë, Elham Ajruli nga Leshnica e Komunës së Zhelinës. Elhami ishte një miku ynë, vëlla dhe veprimtar në Danimarkë atje ku po jetonte. Ne humbëm një veprimtar të madh, ndërsa familja një prind të mrekullueshëm!
Ngushëllime familjes!

NJOFTIM
Të dashur miq, familjarë e shok,
Me dhimbje të thellë i’u njoftojmë se ndërroi jetë Elham Ajruli
Nuk kam fjalë ta shpreh dhimbjen ishe shumë i dashur për të gjithë ne gjithmonë kur u ktheheshe nga mërgimi sjellje gëzim, buzëqeshje në familjen tonë.
Ike papritur këtë nuk e besoj ende të qoftë i lehtë dheu
Allahu të mëshiroftë me xhennet
Me pikëllim e mall,
Familja Ajruli
Na këpute shpirtin xhaxhi

@tn.lajmelokale
@tetovanews