Ballina Kronika Aksident zinxhir në Turqi, 10 të vdékur dhe 61 të plagosur (VIDEO+FOTO)

Aksident zinxhir në Turqi, 10 të vdékur dhe 61 të plagosur (VIDEO+FOTO)

Një aksident tragjik ka ndodhur në Turqi, ku 10 persona kanë humbur jetën dhe 61 janë plagosur, si pasojë e përplasjes së 7 automjeteve në provincën Sangari.

Sipas mediave, aksidenti fatal ka ndodhur në autostradën e Marmarasë rreth orës 4:30 të mëngjesit dhe dyshohet se shkak ka qenë mjegulla e dendur që kishte mbuluar zonën. Shtatë automjete, duke përfshirë 3 autobusë dhe 1 kamion, u përfshinë në aksident, e cila duket se ka nisur kur një makinë ka përplasur një kamion.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tetova News (@tetovanews)

Pas përplasjes së parë, disa pasagjerë kanë zbritur nga makinat e tyre për të parë se çfarë ka ndodhur dhe janë goditur nga automjetet që i kanë ardhur me shpejtësi, sipas guvernatorit të Sangario, Yasar Karadeniz. Shtatë nga personat e plagosur ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa forca të shumta zjarrfikëse dhe policie ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit.

Kuzey Marmara Otoyolu’nun Sakarya kesiminde 7 aracın karıştığı kazada 10 kişi öldü, 54 kişi yaralandı. ( Emre Ayvaz – Anadolu Ajansı )

Kuzey Marmara Otoyolu’nun Sakarya kesiminde 7 aracın karıştığı kazada 10 kişi öldü, 54 kişi yaralandı. ( Emre Ayvaz – Anadolu Ajansı )

@tn.lajmelokale
@tetovanews