Ballina Aktualitet Vjollcë Berisha na njeh me drejtorët e rinj në institucionet e rëndësishme...

Vjollcë Berisha na njeh me drejtorët e rinj në institucionet e rëndësishme të Tetovës

Biblioteka dhe Teatri i Tetovës kanë drejtorë të rinj nga radhët e ASH-së, me të cilët na njeh Vjollcë Berisha:
Kështu kanë për të shkëlqyer edhe në detyrat e reja që kanë marrë dy miqtë e mi të dashur.
Profesoresha Nuka Bajrami tashmë në detyrën e drejtoreshës së Bibliotekës së Tetovës. Natyra e saj mbështetëse, vigjilenca dhe zelli për punë e bëjnë atë njeriun më të qëlluar për të udhëhequr institucionin më të vlefshëm të kulturës. Biblioteka e Tetovës është me numër më të madh lexuesish në tërë vendin. Tani ajo ka në krye njeriun e duhur. Libri dhe lexuesi ynë sapo fitoi mbështetësin më të madh. Nuria ka për t’ia dalë si është më së miri, siç ia ka dalë të jetë pedagogia më e dashur për nxënësit e saj me vite, siç ia ka dalë t’i motivojë gjithmonë ata që ka pasur pranë. Suksese Nuka ❤️
Abdulla Osmani, njëri nga djemtë më të mirë që kemi, do ta drejtojë Teatrin e Tetovës. Tërë dashuria që ka për këtë istitucion dhe kreativiteti i tij do ta bëjnë udhëheqës të shkëlqyer. Është koha t’i japim hapësirë rinisë t’i artikulojë mundësitë që ka.
Abdullai çdo punë e merr me zemër dhe kjo është kryesorja. Kështu e kam parë si sekretar rinie, kështu e kam parë si aktor në rolet që ka pasur, kështu në detyrë në Kuvend e kudo që ka marrë përgjegjësi.
Teatri është institucion që e kërkon të tërin dhe unë e di që ai s’do të kursehet! Suksese! ❤️

@tn.lajmelokale
@tetovanews