Ballina Blog Faqe 127

Misteri i vrasjes së Donjeta Pajazitajt, Prokuroria në Pejë provën kryesore e dërgon për ekzaminim në SHBA

Rasti i rëndë i 24-vjeçares, Donjeta Pajazitaj, nga fshati Strellc i Deçanit, e cila u vra në vitin 2015, nuk ka marrë epilog ende. Familjarët e të ndjerës as sot e kësaj dite nuk kanë zgjidhur misterin e vrasjes së vajzës së tyre, për të cilën fillimisht ishte akuzuar kushëriri i saj, Naser Pajazitaj, i cili u lirua nga akuza për vrasje të rëndë në prill të këtij viti, raporton Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i tha Sinjalit të martën se prova kryesore e kësaj çështjeje penale tashmë është dërguar për ekzaminim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Provën kryesore të kësaj çështje penale, përmes ambasadës së SHBA-së, është dërguar për ekzaminim në SHBA që të kryhet në institucionin më të lartë ekzaminimi i kësaj prove dhe pasi ta pranojmë raportin do të merren edhe veprimet ligjore konform të gjeturave të këtij raporti”, tha Nikçi.

Sipas tij, kjo provë më parë ishte dërguar në shtetin e Turqisë, por që për shkak të rezultateve jo të detajuara, janë detyruar ta dërgojnë në SHBA për ekzaminim.

Nikçi shprehet optimist se kësaj here do të ketë të gjetura të cilat do të ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

“Prova më herët është dërguar në Turqi por nuk kemi pranuar rezultate të detajuara dhe është dashur të dërgohet në SHBA, jemi optimist se do të ketë të gjetura”, tha ai për Sinjalin.

Kujtojmë që Gjykata Themelore në Pejë, fillimisht, e pati liruar Naser Pajazitaj nga aktakuza. E, pas dërgimit të rastit në rigjykim, ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm.

Por, pas shqyrtimit të ankesës nga pala mbrojtëse, Gjykata e Apelit pati marrë vendim që ta ulë dënimin në 35 vjet burgim.

Pajazitaj së fundi është liruar nga paraburgimi në mungesë të provave më 6 prill të këtij viti me vendim të Gjykatës Supreme.

Të mllefosur për këtë vendim të Supremes, janë shprehur familjarët e Donjetës.

Shkëlqim Pajazitaj pati reaguar në Facebook, ku pati thënë se drejtësia e Kosovës e ka vërtetuar edhe njëherë sa e fëlliqur është.

“Drejtësia e Kosovës edhe njëherë vërtetoi se sa e fëlliqur është, edhe një herë vërtetoi se njërzillëku nuk ekziston”, pati thënë ai përmes një postimi në Facebook./GazetaSinjali/

U hodh nga ballkoni dhe gjeti vdekjen, flasin shokët e 18-vjeçarit dhe zbulojnë si qëndron e vërteta

7 shokët e viktimës kanë deklaruar për uniformat blu se të gjithë kanë qenë në gjumë

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë ku 18-vjeçari nga Durrësi u vetëhodh nga tarraca e pallatit në Korçë.

Burime bëjnë me dije se 7 shokët e viktimës kanë deklaruar për uniformat blu se të gjithë kanë qenë në gjumë kur shoku i tyre ka ndërmarrë aktin e rëndë.

Ata nuk kanë ditur asgjë çfarë ka ndodhur për shkak se kanë konsumuar alkool dhe kanë qenë në gjendje të dehur pas festimeve në një lokal nate në Korçë.

Dyshime ka që krahas alkoolit, 18-vjeçari ka konsumuar edhe lëndë narkotike dhe në gjendje të rënduar është hedhur nga tarraca e pallatit.

Lushnjë/ Zjarri jashtë kontrolli në qendrën tregtare ’Metropol’, ushtria zbarkon në Lushnje (VIDEO)

Flakët kanë pushtuar sërish disa pjesë të pallatit 12-katësh në qytetin e Lushnjes, i cili prej shumë orësh po përballet me zjarrin duke nxjerrë situatën jashtë kontrollit.

Mësohet se edhe ushtria ka ardhur në ndihmë për shuarjen e flakëve përveç forcave zjarrfikëse nga Tirana, Durrësi, Fieri, Elbasani, etj.

Po ashtu raportohet se banorët e pallateve ngjitur me godinën e përfshirë nga flakët janë evakuuar, ndërsa flakët kanë djegur tërësisht katin e katërt të qendrës tregtare, ku ndodheshin disa biznese.

https://youtu.be/BT5dBKL31Qg

Lushnjë/ Zjarri jashtë kontrolli në qendrën tregtare ’Metropol’ mes pallateve 12 kate, digjet kati i katërt! Në ndihmë ushtria, zjarrfikësit pa autoshkallë hedhin ujë nga kati I
Flakët e zjarrit janë riaktivizuar frikshëm në orët e mbrëmjes në qendrën tregtare ‘Metropol’ në Lushnje. Zjarri i cili nisi rreth orës 14:40 minuta kanë përfshirë tarracën e qendrës tregtare ku ndodhet dhe një lokal veror. Qendra ndodhet mes dy godinave 12 katëshe. Pas 5 orësh ekipet e shpëtimit arritën të evakuonin të gjithë banorët, por paniku është rikthyer sërish pas riaktivizimit të zjarrit

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tetova News (@tetovanews)

Vdekja tragjike e çiftit në Bjeshkët e Junikut, prokuroria del me detaje

Një çift bashkëshortor ka ndërruar jetë në Bjeshkët e Junikut.

Bëhet fjalë për pronarin e kompanisë së ujit “Juniku”, Mic Tofaj së bashku me bashkëshorten e tij, Fatlinda Tofaj.

Lajmin për Paparacin e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Pejë.

“Janë dy trupa të pajetë që janë gjetur në një shtëpi banmimi në bjeshket e Junikut, Prokurori i Krimeve të Rënda është duke shkuar në vend të ngjarjes, njësitet relevante policore do bëjnë hetim rreth shkakut të vdekejs së tyre”, tha Nikçi për Pparacin.

Bëhet e ditur se dy trupat e pajetë do të dërgohen per autopsi në IML./Paparaci.com

Tragjedia në bjeshkët e Junikut, Policia: Dyshohet se shkaktar ka qenë rryma, viktimat janë asfiksuar

Policia e Kosovës për Gazetën Online Reporteri.net ka bërë të ditur se nuk ka qenë bombola e gazit ajo që ka shkaktuar vdekjen e çiftit në bjeshkët e Junikut.

Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës ka thënë se vdekja e tyre u konstatua nga mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes.

Siç tha ai për Reporteri.net, dyshohet se shkaktar ka qenë rryma, ku dy viktimat janë asfiksuar.

“Sot rreth orës 11:30, stacioni policor në Junik është njoftuar se në Bjeshkët e Junikut dy persona kanë vdekur. Njësitet kompetente menjëherë janë nisur në atë drejtim bashkë me mjekun kujdestar. Me të arritur kanë hasur në dy viktima. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Dyshohet se shkaktar ka qenë rryma, nuk ka të bëjë me bombolë gazi. Viktimat dyshohet se janë asfiksuar”, tha Fadil Gashi për Reporteri.net.

Lidhur me rastin për Gazetën Online Reporteri.net folën edhe nga Prokuroria Themelore e Pejës.

Shkodran Nikçi tha se prokurori i krimeve të rënda është nisur drejt vendit të ngjarjes dhe se do të bëhen hetime rreth shkakut të vdekjes.

“Janë dy trupa të pajetë që janë gjetur në një shtëpi banimi në bjeshkët e Junikut. Prokurori i krimeve të rënda është duke shkuar në vend të ngjarjes. Njësitet relevante policore do bëjnë hetim rreth shkakut të vdekjes së tyre. Dy trupat e pajetë do të dërgohen për autopsi në mjekësinë ligjore”, tha Nikçi për Reporteri.net./Reporteri.net/

 

Prokuroria konfirmon rastin në bjeshkët e Junikut: Dy trupa të pajetë janë gjetur në një shtëpi banimi

Afaristi kosovar, Mic Tofaj dhe bashkëshortja e tij janë gjetur sot pa shenja jeta në një objekt banimi në bjeshkët e Junikut.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

I njëjti ka bërë të ditur se prokurori i krimeve të rënda është duke shkuar në vendin e ngjarjes, derisa njësitet relevante do të hetojnë rreth shkakut të vdekjes së tyre.

“Janë dy trupa të pajetë që janë gjetur në një shtëpi banimi në bjeshkët e Junikut. Prokurori i krimeve të rënda është duke shkuar në vend të ngjarjes. Njësitet relevante policore do bëjnë hetim rreth shkakut të vdekjes së tyre. Dy trupat e pajetë do të dërgohen për autopsi në mjekësinë ligjore”, tha Nikçi për Reporteri.net.

Faqja “Deçani” në Facebook njoftoi se ata vdiqën si pasojë e plasjes së një bombole gazi.

“LAJM TRAGJIK:Ky është Mic Tofaj (pronar i fabrikes së ujit JUNIKU) i cili ka humbur jetën tragjikisht, bashkë me bashkëshorten e tij, në bjeshkët e Junikut, si pasojë e plasjes së një bumbole gazi. Ngushëllime familjes Tofaj, miqëve, shokëve dhe gjithë atyre që e kanë njohur Micin dhe bashkëshorten e tij”, thuhet në njoftimin e kësaj faqeje”, thuhej në njoftimin e kësaj faqeje.

Prokuroria konfirmon rastin në bjeshkët e Junikut: Dy trupa të pajetë janë gjetur në një shtëpi banimi

Afaristi kosovar, Mic Tofaj dhe bashkëshortja e tij janë gjetur sot pa shenja jeta në një objekt banimi në bjeshkët e Junikut.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

I njëjti ka bërë të ditur se prokurori i krimeve të rënda është duke shkuar në vendin e ngjarjes, derisa njësitet relevante do të hetojnë rreth shkakut të vdekjes së tyre.

“Janë dy trupa të pajetë që janë gjetur në një shtëpi banimi në bjeshkët e Junikut. Prokurori i krimeve të rënda është duke shkuar në vend të ngjarjes. Njësitet relevante policore do bëjnë hetim rreth shkakut të vdekjes së tyre. Dy trupat e pajetë do të dërgohen për autopsi në mjekësinë ligjore”, tha Nikçi për Reporteri.net.

Faqja “Deçani” në Facebook njoftoi se ata vdiqën si pasojë e plasjes së një bombole gazi.

“LAJM TRAGJIK:Ky është Mic Tofaj (pronar i fabrikes së ujit JUNIKU) i cili ka humbur jetën tragjikisht, bashkë me bashkëshorten e tij, në bjeshkët e Junikut, si pasojë e plasjes së një bumbole gazi. Ngushëllime familjes Tofaj, miqëve, shokëve dhe gjithë atyre që e kanë njohur Micin dhe bashkëshorten e tij”, thuhet në njoftimin e kësaj faqeje”, thuhej në njoftimin e kësaj faqeje.

U kap mat në hotel me yllin e Formula 1, modelja seksi i tregon të gjitha në Dubai (FOTO+VIDEO)

Modelja e njohur e “Onlyfans”, Zhanet Guzman, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes nga mediat rozë dhe sidomos ato të sportit.

Përpara disa kohësh, seksbomba amerikane u fotografua duke zbritur nga makina e yllit të Formula 1, Luis Hamilton dhe u fut në të njëjtin hotel me të në Las Vegas.

Së fundmi, Guzman ka zgjedhur të postojë disa foto të nxehta nga Dubai, ku i tregon thuajse të gjitha.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Janet Guzman (@janetguzman)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Janet Guzman (@janetguzman)

U rrah, më pas u vra nga ish-i dashuri shqiptar, del autopsia e 27-vjeçares italiane

26-vjeçarja italiane Vanessa Ballan, para disa ditësh dyshohet se u vra nga ish i dashuri i saj nga Kosova, Bujar Fandaj. Lidhur me rastin tragjik, të 26-vjeçares italiane Vanessa Ballan e cila dyshohet se u vra nga ish-i dashuri i saj nga Kosova Bujar Fandaj, janë bërë të ditura detaje të reja, me rastin e publikimit të raportit të autopsisë.

Siç bëjnë të ditur mediat italiane, gruaja fillimisht ishte rrahur brutalisht, e më pas ishte vrarë nga ish i dashuri i saj. Nga ekzaminimi u konstatuan mavijosje në kokë dhe fytyrë, si dhe disa plagë në duar, të cilat besohet se i ka marrë gjatë tentativës për t’u mbrojtur.

Sipas autoriteteve italiane, theksojnë se gruaja e cila ishte edhe shtatzënë u godit dy herë në mushkëri, dhe më pas Bujar Fandaj e ka qëlluar me thikë në zemër, duke shpuar tej për tej organin jetësor.

41-vjeçari raportohet se e ka goditur viktimën e tij tetë herë me thikë. Shtatzënia e Vanessa Ballan, është konfirmuar.

Sipas raportit, 26-vjeçarja kishte arritur afërsisht javën e dymbëdhjetë të shtatzënisë. Në ditët në vijim do të bëhet edhe një test ADN-je për të zbuluar atësinë e fetuesit. Pas një viti lidhje, italianja kishte vendosur t’i jepte fund gjatë verës, por shqiptari nga Kosova nuk e kishte pranuar këtë gjë.

Shqiptari nga Kosova, raportohet se kishte filluar ta përcillte atë duke u shfaqur disa herë në vendet ku ajo punonte, apo dhe në shtëpinë e saj duke e kërcënuar se “do ta vriste” në rast se nuk ribashkoheshin.

Mediat italiane, raportojnë se 41-vjeçari nga Kosova donte që e reja shtatzënë të ndahej nga partneri i saj dhe të shkonte të jetonte me të në San Vito di Altivole, pak kilometra nga Spineda di Riese Pio X në Treviso, ku ndodhi tragjedia.

Ndahet nga jeta në moshë të re djali i dëshmorit nga Drenica

Lajmin për vdekjen e ka bërë të ditur motra e tij, e cila njoftoi të afërmit e tyre edhe për detajet e ceremonisë së varrimit.

“Ju njoftojmë se pas një sëmundje të rëndë, në moshën 35 vjet, ndërroi jetë më i dashuri ynë, vllau, Valon Thaqi, duke u bashkuar me babin përgjithmonë.

Varrimi do të bëhet sot, në ora 15:30, tek varrezat te rudinat në Poterrk, Llapushnik.

Të allahu jemi dhe te ai do të kthehemi.

Familja Thaqi!”, thuhet në njoftimin e tyre.

Festivali i Këngës: 3 çmimet e para dhe kënga që përfaqëson Shqipërinë në Eurovision (VIDEO)

Juria e edicionit 62 të “Festivalit të Këngës” shpalli Mal Retkocerin dhe këngën “Çmendur” si fituese të vendit të parë të festivalit.

Për të dytin vit radhazi, kënga që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision u zgjodh vetëm me votat e publikut me anë të SMS-ve. Rezultoi që “Zemrën n’dorë” e kënduar nga Besa Kokëdhima ishte e preferuara e publikut.

Përsa i përket votimit të jurisë, në vendin e dytë u rendit Tiri Gjoci me këngën “Në ëndërr”, ndërsa çmimi i vendit të tretë shkoi për Shpat Dedën me këngën përfaqësuese “S’mund të fitoj pa ty”.

Çmimi i Kritikës iu dha Martina Serreqit me këngën “Vetëm ty”, ndërsa çmimi për Deputimin më të mirë në festival shkoi për Peter Pan Quartet me këngën “Edhe një herë”.

Eurovision Song Contest 2024 do të zhvillohet në Malmo, Suedi, pas fitores së Loreen me këngën “Tattoo” vitin e kaluar. Konkursi do të mbahet më 7-11 maj.

Prapa pyetjes: A duhet të këndohet në stadium për Adem Jasharin?

Nga Çapajev Gjokutaj

A bën sens që një këngë për Adem Jasharin të këndohet në kor nga mijëra tifozë gjatë ndeshjeve të kombëtares në “Air Albania”? Këtë pyetje e has shpesh muajt e fundit në rrjetet sociale dhe më gjerë. Me pak përpjekje sheh se diskutimi shpreh, por edhe fsheh, një larmi pikëpamjesh, mentalitetesh dhe interesash.

1. Diskutimi ka lindur në një terren konkret. Qysh gjatë ndeshjes së tetorit kundër kombëtares çeke, tifozët kanë nisur këndojnë masivisht e njëzëri këngën “Mora fjalë” të Naim Gjoshit, e bërë e njohur nga interpretimi i Shkurte Fejzës, qysh në vitin 2002. Ata që përpiqen ta kritikojnë apo, mos o Zot, të sugjerojnë ndalimin e kësaj kënge në stadium, sjellin një varg argumentesh të tipit Adem Jashari është hero i shquar po nuk ka kurrfarë lidhje me sportin, për më tepër është kosovar dhe vështirë se përfaqëson gjithë kombin, siç duhet të bëjë një këngë për Kombëtaren e Republikës së Shqipërisë.

Këtij shqetësimi të rrafshit etnik vijnë dhe i shtojnë një tjetër, të rrafshit moral: stadiumet janë vende që prestojnë për shkarkim emocional, britma e dhunë. Historia e Adem Jasharit me një familje të tërë të vrarë, përfshirë dhe fëmijë e foshnja, mund të nxisë agresivitetin e turmës. Vazhdojnë pastaj argumente të rrafshit estetik si kënga është e dobët, tej mase folklorike etj., etj..

Një pjesë e atyre që janë kundër të kënduarit të kësaj kënge në stadium artikulojnë edhe një argument të natyrës menaxheriale: nuk kanë faj tifozët, thonë, fajin e kanë organizatorët që përsëritën e ripërsëritën në altoparlant këngën e Adem Jasharit, po të ishin treguar më largpamës e të kishin zgjedhur një këngë tjetër, më përfaqësuese në rrafsh etik, më argëtuese e më pak luftarake në rrafsh etik dhe më të arrirë në rrafsh estetik, edhe tifozeria do të kënaqej edhe shqetësime s’do kishte.

2. Gjithë argumentet e mësipërme janë të diskutueshme dhe në disa elementë nuk qëndrojnë. Për lehtësi shtjellimi le ta nisim nga fundi, argumenti i rrafshit menaxherial. Tifozeria nuk është plastelinë që mund të menaxhohet si duan menaxherët e stadiumit apo edhe autoritet e federatës, nuk pranon automatikisht çdo këngë që i ofrohet dhe që amplifikohet nga qendra e zërit.

Jo shumë vite më parë, fjala vjen, u bënë përpjekje që kënga “O flamuri më i bukur në botë”, e porsakompozuar posaçërisht, të bëhej masive e të këndohej në kor nga tifozeria e kombëtares. Përpjekja, megjithëse e mirëmenduar, nuk ngjiti. Arsyet mund të jenë të ndryshme, por ajo që na intereson për këtë shtjellim është fakti se tifozeritë, për vetë natyrën e tyre nuk para e durojnë tutelën.

Kjo prirje thuajse e përhershme shfaqet më me forcë në ditët tona, kur thuajse e gjithë bota jeton krizën e autoritetit, ndaj dhe tifozeritë nuk pëlqejnë të veprojnë në bazë direktivash nga jashtë dhe aq më pak nga lart, kurdo e kudo parapëlqejnë spontanitetin, mëndjetjetërsinë dhe, pse jo, edhe rebelimin. Prirja për t’i ikur kontrollit të kujton një tjetër arsye pse tifozeria e kombëtares nuk pyet ç’thonë, ata që janë kundër këndimit të këngës së Adem Jasharit në stadium.

Kundërvënia mes dy palëve buron nga fakti se kemi të bëjmë me dy këndvështrime të ndryshme, tifozeria i qaset këngës nga pozita emocionale, kurse ata që diskutojnë e kundërshtojnë i qasen nga pozita racionale. Dhe dihet se pika nga e vështron një gjë ka shumë rëndësi, madje krijon imazhin, thonë disa semiologë.

Tifozi nuk shkon në stadium për të menduar a filozofuar, vete që të argëtohet, të emocionohet dhe, pse jo edhe të shkarkojë a të shfryjë. Për t’i arritur këto priret të bëhet pjesë e turmës dhe të brohorasë a mundësisht të këndojë njëzëri me mijëra të tjerë. Kënga e Naim Gjoshit preston të këndohet horazi se ka një vijë melodike të thjeshtë, pa shumë ulje e ngritje dhe ndërlikime profesionistësh. Veç kësaj, teksti mësohet lehtë e pa sforco, ngaqë ndikojnë një varg tiparesh stilistike si strukturat simetrike, që pasojnë njëra-tjetrën të tipit “mora fjalë, mora vargun, mora sharkun”, epistrofa ose përsëritja e të njëjtave fraza në fund të një vargu dhe në fillim të tjetrit, enumeracioni i toponimeve të njohura etj..

3. Veç faktit që është e lehtë për t’u mësuar dhe për t’u kënduar, kënga e Naim Gjoshit i tërheq tifozët edhe për arsye identitare: ka tone të theksuara folklorike, rrjedhimisht edhe të afërta, familjare për një shumicë njerëzish të zakonshëm dhe si e tillë ndihmon për të krijuar ndjesi afrie, lidhjesh emocionale dhe kohezioni mes mijëra spektatorësh. Funksionet identitare e përbashkuese vijnë e rriten me faktin se kënga himnizon një hero relativisht të ri e të dashur si Adem Jashari.

Tingëllojnë të sforcuara pretendimet se kënga nuk përfaqëson të gjithë shqiptarët dhe se, e mbushur me gjak e luftë, mund të rrisë agresivitetin në stadium. Kundërshtarët ngatërrojnë faktin jetësor, qëndresën e përgjakur dhe heroike të familjes Jashari, me atë që thuhet në këngë dhe që s’ka as gjak, as vrasje e lemeri të tjera. Përkundrazi, kënga siç këndohet në stadium e vë theksin tek grishjet për ringritjen e heroit, duke rezonuar kështu me dëshirën dhe shpresën e tifozëve se kombëtarja do ngrihet mbi pengesat dhe vështirësitë e skuadrës së një vendi të vogël e të varfër.

Vërtet Adem Jashari nuk kishte ndonjë lidhje me sportin, por kënga ‘Mora fjalë’ e kënduar nga mijëra tifozë merr ngarkesë metaforike dhe shpreh dëshirën për ngritje e ngadhënjim të kombëtares. Të gjitha këto ose një pjesë të tyre tifozeria i përjeton intuitivisht, pa stërhollime e filozofime. E rëndësishme është se këndimi i këngës korazi, duke qenë i lehtë dhe i këndshëm i ndihmon tifozët të argëtohen, të ndihen pranë njëri-tjetrit e të unifikohen si dhe të ëndërrojnë për fitore.

4. Me gjasë kundërshtarët kanë jo pak të drejtë kur thonë se ‘Mora fjalë’ është këngë e dobët dhe tej mase folklorizuese. Për të qenë i sinqertë, edhe pëlqimet e mija s’janë në favor të këtij lloji kënge, as të këtij niveli, po kush jam unë/ti/ai/ ajo që të përcaktojmë pëlqimet e dhjetëramijëra tifozëve dhe t’i detyrojmë të lenë këtë e të këndojnë atë, për më tepër se bëhet fjalë për shije, një dukuritë tejet subjektive. Thënë të gjitha këto, nuk mohohet e drejta e kundërshtarëve të këngës të shprehen e të diskutojnë, sidomos kur këto përpjekje bëhen nga pozita konstruktive.

Por tjetër gjë janë diskutimi dhe debati e tjetër gjë fyerjet apo, më keq akoma përdorimi i disa parimeve të ngurtësuara për të fshehur axhenda të tjera, hera-herës edhe tinëzare. Një vështrim sado i përciptë mbi rrëmetin e komenteve në ‘kafenetë’ e rrjeteve sociale të bind se jo rrallë pretendimi që kënga nuk përfaqëson gjithë shqiptarët mbështetet mbi ego krahinore me rrënjë në kundërvënien e lashtë ‘gegët apo toskët/jugorët apo veriorët’? Për të mos përmendur raste edhe më tinëzare, me prapavijë qarqesh fetare, që frikësohen se çdo përafrim vlerash mes Shqipërisë dhe Kosovës është një hap drejt bashkimit kombëtar, që do të sillte një konfigurim krejt tjetër të raporteve sasiore mes komuniteteve fetare.

Mund të vazhdosh me të tjera dukuri e argumente, por në fund të ditës do arrish të njëjtin përfundim: ndjeshmëria publike ndaj këngës ‘Mora fjalë’ nuk është thjesht punë shijesh, vijnë e përzihen në të gjithfarë problemesh, qëndrimesh e interesash, që nisin nga një pëlqim spontan sportdashësish e përfundojnë te çështja kombëtare.

Alma Kaçi dhe Safet Gjici dalin para togave të zeza

Alma Kaçi dhe ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, u përballën sot në Gjykatën e Tiranës ku të dy palët i qëndruan kërkesës së tyre për gjykim të shkurtar në seancën paraprake të Gjykata e Posaccme kundër Krimit dhe Korrupsionit.

Burime për mediat bëjnë me dije se në banesën e Kaçiut u gjet një USB e cila përmbante filmime bruto të aktit seksual në zyrën e Bashkisë. Para hetuesve ajo ka thënë se filimimet i ka bërë në kuadër të emisionit investigative “Fiks Fare”, pasi sipas saj ishte gazetare e padeklaruar investigative në këtë emision.

Ndërkohë, në telefonin e Kaçit u gjetën dhe sekuestruan biseda mes saj dhe gazetarëve të këtij emisioni investigativ, ku ajo fliste për këtë filmim. Sipas SPAK, filmimi u bë me vullnet të plotë nga ana e Kaçit, për ta dokumentuar.

Këtë të premte u mbajt seanca e radhës ku të pranishëm ishin Alma Kaçi dhe Safet Gjici. Seanca e radhës pritet të mbahet më 11 janar 2024, ku do të jepen dhe konkluzionet e Prokurorisë.

Safet Gjici ra në prangat e Policisë në Tiranë më 24 qershor. Më 16 qershor në media doli një material video në të cilën ish-kryebashkiaku, asokohe kryetari i Bashkisë së Kukësit, shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë me Alma Kaçin, e cila i kishte kërkuar gjithashtu ta favorizonte në një projekt për rehabilitimin dhe strehimin e qenve.

Disa orë më vonë, pas publikimit të këtij materiali Gjici u detyrua që të njoftonte publikisht dorëheqjen nga posti. Prej kësaj kohe Gjici ndodhet në qeli, ndërsa Alma Kaçi në arrest shtëpie.

Në deklaratën e dhënë më herët Kaçi tha se kishte dyshime se Gjici po abuzonte me pushtetin vendor dhe me detyrën, për këtë arsye kishte vendosur të kryente marrëdhënie seksuale në zyrë, për të vërtetuar dyshimet.

“Kisha dëgjuar dhe marrë informacione se zyrtarë të tillë kryenin veprime në shkelje të funksionit, përfshirë edhe Gjicin. Vendosa të bëj një investigim, nuk kisha aspak qëllim të përfitoja tender apo ndonjë favor të tillë. Doja vetëm të faktoja se si zyrtarët e lartë abuzojnë me detyrën”, deklaroi Kaçi në gjyq.

Ndërsa, nga ana tjetër ana tjetër Gjici nuk ka i kurseu akuzat ndaj Alma Kaçit duke thënë se ai kishte rënë pre dhe ishte viktimë e një skenari të sajuar.

“Nuk ka asnjë fakt, asnjë provë, asnjë firmë a vendim që të provojë se e kam kryer veprën penale. Është çështje e sajuar nga ushtarë politikë”, deklaroi më herët Gjici.

Tetë të lënduar nga një aksident në Malishevë, njëri në gjendje kome

Një aksident ka ndodhur pas mesnate në fshatin Mirushë të Malishevës.

Tetë persona janë dërguar në QKUK, e një prej tyre është në gjendje kome.

“Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale të shkaktuar lëndime trupore kanë pësuar tetë persona të cilët janë dërguar në QKUK për tretman të nevojshëm mjekësor, njëri prej tyre gjendet në gjendje kome. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e PK-së.

Tetë të lënduar nga një aksident në Malishevë, njëri në gjendje kome

Tetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në fshatin Mirushë të Malishevës.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se njëri prej të lënduarve është në gjendje kome, raporton Express.

“AKSIDENTTRAFIKU ME LËNDIME – Fsh. Mirushë, Malishevë 22.12.2023 – 00:50. Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale të shkaktuar lëndime trupore kanë pësuar tetë persona të cilët janë dërguar në QKUK për tretman të nevojshëm mjekësor, njëri prej tyre gjendet në gjendje kome. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

LAJM I TRISHTË: Ndahet nga jeta një arsimtare nga Tetova

Është ndarë nga jeta një arsimtare e shkollës “Bratstvo – Migjeni” në Tetovë. Lajmi është publikuar nga kolegëte saj:

LAJM PIKËLLUES
Mbrëmë u nda nga jeta kolegia jonë arsimtarja Florentina Beqiri.
Kolektivi i shkollës sonë “Bratstvo – Migjeni” i bashkohet dhimbjes dhe pikëllimit të familjes së arsimtares dhe të gjithë arsimdashësve.
Ju fizikisht nuk do të jeni në mesin tonë, por gjithmonë do të mbeteni në mendjet dhe zemrat tona si arsimtare e zellshme që kontribuat në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja.
Të qoftë dheu i lehtë! U prefsh e qetë në botën e amshuar!
Zoti ju mëshiroft!
P. S. Varrimi i të ndjerës do të bëhet me 23.12.2023 pas namazit të iqindisë.

Rruga pa krye e Putinit

Edhe pse lufta pushtuese e presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë ka dështuar në mënyrë spektakolare, ai mbetet i përkushtuar ndaj fantazisë se Perandoria e vjetër Ruse mund të rikrijohet. Kjo do të thotë se as Ukraina dhe as pjesa tjetër e Evropës nuk do të kenë paqe derisa ai dhe projekti i tij politik të mposhten plotësisht.

Nga Carl Bildt

Në konferencën e tij vjetore për shtyp, presidenti rus Vladimir Putin e bëri të qartë se ai do të jetë gati për një zgjidhje paqeje me Ukrainën vetëm pasi të ketë arritur qëllimet e tij, të cilat nuk kanë ndryshuar që kur ai filloi pushtimin e tij të plotë më 24 shkurt 2022. Ai dëshiron që Ukraina të çmilitarizohet, që do të thotë t’i nënshtrohet kontrollit ushtarak dhe të sigurisë ruse të territorit të saj; dhe ai dëshiron “denazifikim”, që do të thotë se Ukraina do të vihej nën kontrollin politik rus. Me fjalë të tjera, Rusia do ta “përthithte” Ukrainën në mënyrë që kjo e fundit të pushojë së ekzistuari si një shtet-komb i pavarur.

Herë pas here, Putin ka deklaruar se nuk ka asnjë justifikim historik për Ukrainën, pasi ajo përfshin territore që mbaheshin prej kohësh nga Perandoria Ruse. Por diçka e ngjashme mund të thuhet për vendet në mbarë Evropën sot. Shumë vende më parë ranë nën zgjedhën e perandorive osmane, austro-hungareze, vilhelmiane ose ruse. Dhe globalisht, shumica dërrmuese e 193 vendeve që përbëjnë Kombet e Bashkuara u bënë të pavarura vetëm pas Luftës së Dytë Botërore. Në periudhën historike që shqetëson Putinin, shumë nga vendet e sotme nuk ekzistonin as në imagjinatën e njerëzve.

Problemi, për Putinin, është se epoka e perandorive ka kaluar prej kohësh. Ai me kokëfortësi refuzon të pranojë se ne tani jetojmë në epokën e shteteve-kombe, me një rend ndërkombëtar të organizuar rreth parimit të integritetit territorial të Kartës së OKB-së, e cila ndalon çdo rishikim të kufijve kombëtarë me forcë. Në vend të kësaj, ai fantazon për rikrijimin e Perandorisë Ruse duke përlarë Ukrainën dhe Bjellorusinë (të ndjekura, ndoshta, nga shumë vende të tjera fqinje).

Kur Putini nisi luftën e tij pushtuese, ai padyshim priste që Ukraina të mposhtej shpejt. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të largohej nga posti i tij dhe brenda pak javësh do të vendosej një qeveri kukull ruse.

Por ky plan dështoi në mënyrë spektakolare. Popullsia e Ukrainës – veçanërisht forcat e saj të armatosura – refuzoi t’i përkulej Putinit. Në vend të kësaj, ukrainasit u bashkuan në rezistencë të ashpër, duke ruajtur kontrollin e kryeqytetit të tyre dhe më pas duke marrë gradualisht rreth gjysmën e territorit që forcat ruse kishin pushtuar fillimisht. Duke u mbështetur në raketa dhe dronë, Ukraina e ka nxjerrë në mënyrë efektive jashtë funksioni flotën ruse të Detit të Zi dhe mbrojtja e saj ajrore ka arritur të krijojë një zonë ndalimi fluturimesh mbi vend.

Ndërsa mbështetja financiare dhe furnizimet ushtarake perëndimore kanë qenë padyshim kritike për mbrojtjen e Ukrainës, ajo që ka më shumë rëndësi është morali i lartë dhe vendosmëria e popullit ukrainas për të mbrojtur vendin e tyre. Me Rusinë që mban zgjedhjet presidenciale në mars, Putini duhet të japë argumente të besueshme se fitorja në luftën e tij nuk është një ëndërr. Ai e ka vënë ekonominë e Rusisë në dispozicion të luftës, ka mobilizuar 400,000 burra, ka përforcuar makinerinë propagandistike të Kremlinit dhe e ka çuar shtypjen e disidencës në lartësi të reja post-sovjetike.

Por asnjë nga këto nuk do të bëjë që ai ta fitojë luftën. Ushtria e tij e goditur rëndë duket e paaftë për të bërë ndonjë përparim domethënës kundër linjave mbrojtëse të Ukrainës. Shpresa e tij e vetme është që vendosmëria e popullit ukrainas për të rezistuar të lëkundet dhe se “lodhja e luftës” do të vazhdojë të rritet në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara. Sapo mbështetja financiare dhe ushtarake perëndimore të ketë rënë, morali i ukrainasve do të bjerë dhe forcat e tij do të jenë në gjendje të përparojnë, të burgosin, deportojnë ose thjesht të ekzekutojnë këdo që bën ende rezistencë.

Megjithatë, nëse Putin mendon se ky skenar do të sillte paqe, ai gabon rëndë. Ushtritë e tij në avancim kanë kryer tashmë mizori masive në pushtimin fillestar dhe ato do ta bënin këtë përsëri. Por këto tmerre do të nxisnin vullnetin politik në pjesën tjetër të Evropës, siç do të bënte vërshimi i miliona refugjatëve ukrainas drejt perëndimit. Megjithëse përgjigjet e qeverive evropiane janë të vështira për t’u parashikuar, ato me siguri nuk do të synonin sigurimin e paqes me Rusinë. Shumë më e mundshme është një konflikt edhe më i gjerë dhe më i zgjatur, ku rezultati do të vendoset përfundimisht nga fuqia ekonomike dhe industriale e Evropës, pavarësisht nga ndryshimi i qëndrimeve të SHBA-së.

Me pak fjalë, thjesht nuk ka asnjë mënyrë që Putini ta fitojë luftën që ai filloi. Paqja do të vijë vetëm kur ai të mposhtet, vetëm kur ukrainasit (me ndihmën perëndimore) t’ia kenë dalë të mbrohen dhe kur rusët të shohin se lufta e çmendur e Putinit ka vënë në rrezik të ardhmen e tyre.

Është e pamundur të parashikohet se kur do të ndodhë kjo. Tani për tani, Putini duket i kënaqur që nuk është mundur ende ushtarakisht. Ai po përpiqet të ngjall besim në përpjekjet e tij të luftës, edhe pse nuk është fare afër arritjes së ndonjë prej qëllimeve të tij të deklaruara. Por kjo performancë vetëm kaq mund të zgjasë. Herët a vonë, realiteti i zymtë i asaj që ai i ka bërë Rusisë do të bëhet i pamundur të fshihet.

Një ditë, kur Rusia të heqë dorë përfundimisht nga iluzioni neo-perandorak i Putinit, ajo do të fillojë të fokusohet në të ardhmen e saj si një shtet-komb i pavarur midis shteteve-kombe të pavarura, duke përfshirë Ukrainën dhe Bjellorusinë. Vetëm atëherë do të jetë e mundur të flitet për paqe.

E refuzoi për martesë, burri hedh të dashurën nga shkëmbi! Si ‘u tradhtua’ nga unaza

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Turqi, ku një grua ra në një humnerë nga 100 metra lartësi.

Por ajo që është edhe më e rëndë, është se ngjarja ndodhi teksa 39-vjeçarja Yesim Demir ishte në praninë e të dashurit të saj, Nizamettin Gursu, teksa mori një propozim për martesë në majë të shkëmbit nga ai.

Sipas mediave të huaja, Nizamettin Gursu u arrestua pesë muaj pas ngjarjes së rëndë, pasi autoritetet zbuluan shenja të një ngjarjeje të dhunshme.

Gursu u tha autoriteteve se Demir kishte thënë “Po” për propozimin për martesë, por sipas tij, teksa ajo po merrte ushqim dhe pije festive nga makina e tij, ai dëgjoi një britmë dhe kur u kthye në vendin romantik të piknikut, pa që nusja e tij e ardhshme ishte rrëzuar.

Por gjatë hetimit të tyre, policia zbuloi se unaza që Gursu pretendonte se i kishte dhënë Demirit pasi ajo pranoi propozimin e tij ishte ende në kutinë e saj brenda xhepit.

Yesim Demir u rrëzua për vdekje nga një shkëmb në Çanakala më 6 korrik.

Dyshimet e tyre u shtuan vetëm pasi gjetën syzet e thyera dhe një altoparlant të thyer muzikor në vendin e fejesës së çiftit, që dukej se tregonte për një sherr fizik.

Familja e gruas së vrarë u tha gjithashtu autoriteteve se ajo kishte planifikuar t’i jepte fund gjërave me Gursu dhe nuk do ta kishte pranuar propozimin e tij për martesë.

Familja e saj pohoi gjithashtu se Demir vuante nga sulmet e panikut dhe nuk do të kishte qenë kurrë me dëshirë aq afër buzës së një shkëmbi.

Arrestimi i Gursu vjen pasi familja e Demirit ka bërë kallëzim ndaj tij.

Në momentin e vdekjes së saj, Gursu luante rolin e të fejuarit zemërthyer, duke i thënë policisë se zgjodhën ta bënin fejesën në vend, sepse menduan se do të ishte romantike.

“E zgjodhëm për të pasur një kujtim romantik pas propozimit. Ne pimë pak alkool. Gjithçka ndodhi menjëherë. Ajo humbi ekuilibrin dhe u rrëzua”, tha Gursu në atë kohë.

Demir fillimisht i mbijetoi rënies, por më vonë vdiq nga plagët e marra.

Gursu po mbahet në paraburgim, në pritje të një gjyqi.

The Post ka kontaktuar departamentin e policisë së Çanakalasë në Turqi në lidhje me arrestimin e Gursu.

Femicidi – vrasja e grave me bazë gjinore – ka qenë një problem në rritje në Turqi.

Sipas Monument Counter, një memorial dixhital për gratë e vrarë nga dhuna, të paktën 380 gra në Turqi janë vrarë nga burrat deri më tani këtë vit, ndërsa 383 janë vrarë nga burrat vitin e kaluar.

Krijohet parashikuesi i vdekjes: Modeli danezo-amerikan i AI parashikoi me saktësi vdekjen tek 78% e personave të analizuar

Hulumtuesit danez kanë krijuar modelin kompjuterit të inteligjencës artificiale të quajutr life2vec i cili ka parashikuar sakt vdekjen e miliona personave, transmeton Gazeta Metro.

Ky algoritëm i inteligjencës artificiale i është lënë nofka “kalkulatori i vdekjes” ka parashikuar sakt në 75% të rasteve nëse personat e analizuar do të vdesin brenda 4 vjetësh.

Detaje të këtij projekti të zhvilluar nga hulumtuesit danez dhe amerikan janë publikuar në Nature Computational Science online journal. Ata krijuan modelin kompjuterik i ngjajshëm me ChatGPT megjithatë njerëzit nuk munden të kenë interaktivitet me të siq kanë me ChatGPT.

Modeli life2vec ka mbledhur të dhëna si mosha, shëndeti, edukimi, puna, të ardhurat si dhe karakteristikat tjera të jetës tek më shumë se 6 milion njerëz në Danimarkë në bashkëpunim me qeverinë dhe kanë përfunduar projektin hulumtues, raporton USA Today.

Eventualisht, konstrukti i inteligjencës artificiale parashikoi me saktësi prej rreth 78% të kohës personat që kishin vdekur në vitin 2020./gazetametro.net

Prokuroria takon familjarët e Liridona Ademajt, i njoftojnë për hetimet që janë duke u zhvilluar

Familja e së ndjerës Liridona Ademaj e cila javë më parë është vrarë ka njoftuar se pas kërkesës së tyre për takim urgjent me Prokurorinë për t’u njoftuar me hetimet që janë duke u zhvilluar në rastin e vajzës/motrës së tyre ka bërë të ditur se sot kanë mbajtur një takim në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Leonard Ademaj, vëllai i Liridonës në një postim në Facebook shkruan se sot në Prokurorinë Themelore në Prishtinë janë informuar rreth rastit të vrasjes së motrës së tij, brenda kufijve që lejon ligji.

Ai thotë se ky takim u’a lehtëson dhimbjen dhe u ofroi një siguri edhe më të madhe që hetimet janë duke shkuar mirë.

Postimi i Leonard Ademajt në Facebook:

“Sot mbajtëm takim në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe u informuam rreth rastit të vrasjes së Liridonës tonë, brenda kufijve që lejon ligji. Ky takim na e lehtësoi dhimbjen dhe na ofroi një siguri edhe më të madhe që hetimet janë duke shkuar mirë. U dakorduam që tani e tutje do të kemi takime të rregullta informuese. Ne i shprehëm falënderimet hetuesve, prokurores së rastit dhe të gjithë prokurorëve që janë duke ndihmuar në zbardhjen e plotë të rastit. Ne besojmë në të gjitha institucionet e drejtësisë dhe mbesim me shpresë që rasti do të zgjidhet në mënyrë profesionale”.

PAMJE TË RËNDA/Aksident në Prizren, makina përplas këmbësorin në vijat e bardha (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Prizrenit.

Në këtë rast, një këmbësor është goditur nga vetura duke kaluar në vijat e bardha.

Këmbësori është në gjendje të rëndë duke u trajtur në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tetova News (@tetovanews)

Rasti është konfirmuar edhe nga policia e Kosovës.

Pamjet e rënda të aksidentit janë publikuar në rrjetet sociale.

Rrjedhje gazi në dhomën e hotelit, humb jetën nga asfiskimi 56-vjeçari

Dy persona nga Tirana janë asfiksuar nga gazi në një hoteli në Maliq ku ishin akomoduar, duke i kushtuar jetë njërit prej tyre.

Policia bën me dije se ka ndërruar jetë shtetasi Bexhet Tresa, 56 vjeç, ndërsa shtetasja me iniciale E. N., 49 vjeçe, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ata u dërguan të dy në spital, por fatkeqësisht 56-vjeçari nuk arriti të mbijetonte dhe ndërroi jetë.

“Mëngjesin e sotëm, në një hotel në qytetin e Maliqit, dyshohet se për shkak të rrjedhjes të gazit nga bombola për ngrohjen e dhomës ku ishin akomoduar, janë asfiksuar shtetasi B. T., 56 vjeç dhe shtetasja E. N., 49 vjeçe, banues në Tiranë. Të dy shtetasit u dërguan për ndihmë mjekësore, në spitalin e Korçës, ku 56-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa shtetasja E. N. ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, tha policia.

“Na tha se ishte e frikësuar”- Rrëfehen kolegët e 27-vjeçares shtatzënë që u vra me thikë nga shqiptari në Itali: Vinte në supermarket dhe…

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e 27-vjeçares shtatzënë, Vanessa Ballan më 19 dhjetor në Treviso, Itali, nga 41-vjeçari nga Kosova, Bujar Fandaj, në hyrje të shtëpisë së saj.

Pas ngjarjes tragjike, kanë folur edhe kolegët e 27-vjeçares, të cilët kanë treguar se 41-vjeçari e përndiqte atë në vendin e punës, shkonte disa herë në supermarketin ku Ballan punonte e cila ishte shtatzënë.

Ata kanë rrëfyer për mediat italiane se 41-vjeccari shkonte për të bërë blerje të vogla dhe më pas largohej.

“Së fundmi na tha se ishte e frikësuar. Në tetor ajo na tha se kishte shkuar për të bërë një kallëzim përndjekjeje”, thotë një kolege e Ballan për median italiane.

Një tjetër koleg i viktimës është shprehur se prej kohësh  Ballan ndjehej e frikësuar mbi këtë situatë.

“Ai vinte shpesh këtu. Ndoshta e ka bërë me justifikimin se ka marrë vetëm një gjë, ka pasur ditë që e kemi parë deri në katër herë në mëngjes. Ajo padyshim ka reaguar e mërzitur dhe në periudhën e fundit kishte frikë. Jemi thellësisht të tronditur dhe të pikëlluar. Ne i shprehim ngushëllimet tona familjes”,  ka thënë një koleg i saj.

Sipas raportimeve Ballan dyshohet se ka pasur një lidhje jashtëmartesore me Bujar Fandaj, të cilës dyshohet se i ka dhënë fund pak kohë më parë. Kjo ka qenë dhe arsyeja e konfliktit mes tyre, ku 41-vjeçari shqiptar e shantazhonte se do t’i publikonte video intime. Ajo kishte pasur një lidhje që përfundoi në verën e vitit 2023, dhe që prej asaj kohe ai e kishte përndjekur.

“Të heq qafe” – Gazeta italiane zbardh mesazhet shokuese të Bujar Fandajt që vrau ish- të dashurën: Ti e nise këtë histori, unë do e mbyll

Një foto e shqiptarit Bujar Fandaj e tregon atë teksa pi duhan dhe shikon drejt kamerës:

“Sytë nuk gabojnë kurrë, sytë nuk gënjejnë kurrë, sytë nuk bëjnë gabime gramatikore, sytë kanë diksion perfekt”, thuhet në audion e riprodhuar nga monologu i një aktori.

“Sa shumë flasin sytë? Dhe na thonë nëse je njeri i mirë apo i keq, sytë janë pasqyra e shpirtit, do të shtoja se janë shikimi i zemrës. Babai im më tha, kur shikon njerëzit në fytyrë, mos e ul kurrë shikimin, sepse nëse ul shikimin do të thotë se ke ndërgjegje në faj”.

Ka një dhunë në rritje që nga fundi i tetorit në profilin e TikTok-ut të Bujar Fandajt, i dyshuari kryesor për vrasjen e Vanessa Ballan. E reja, e cila do të kishte mbushur 27 vjeç më 4 janar, nënë e një fëmije 4 vjeç dhe në pritje të fëmijës së dytë, e kishte denoncuar për ndjekje që 26 tetorin e kaluar: ajo u vra mëngjesin e së martës 19 dhjetor në shtëpinë e saj.

Sulmuesi e goditi atë të paktën 7 herë. Bashkëshorti i saj, Nicola Scapinello, e gjeti të pajetë rreth orës 12.30.
Bujar Fandaj, 41 vjeç, me origjinë kosovare, i cili në të kaluarën dyshohet se ka pasur një flirt të shkurtër me të renë, poston në TikTok imazhe të tij të shoqëruara me muzikë dhe fraza kërcënuese krejt në delir.

Bujari në videot e tij nuk flet me fjalët e tij, por ai riprodhon audio nga të tjerët, monologë të dekontekstualizuara që tingëllojnë si aludime për mëri të paspecifikuara personale. “Kurrë mos më vendosni në pozitën e një njeriu të pashpirt, sepse dita që të bëhem një për ty ka mbaruar”, është audio që ai publikon më 8 nëntor 2023. Dhe po atë ditë shton një tjetër përmbajtje: “Dëgjo ti mund të bësh me. mua gjithçka për sa kohë të lejoj, por ka një gjë që nuk duhet të bësh: mos më nënvlerëso kurrë .”

Janë postime drejtuar një personi të paidentifikuar, që në disa raste duket se i referohen pikërisht Vanesës. “Ti flet për respekt dhe pastaj as nuk e di se kujt i përket. Fjala respekt përfshin shumë gjëra: koherencë, besnikëri, sinqeritet ndaj të tjerëve. Po ti, ku i ke fshehur të gjitha këto? ”, është mesazhi i 11 nëntorit.

Dhe përsëri: “Të kam dashur thellësisht me një sinqeritet që mendova se ishte i përbashkët. Unë isha gati të bëja për çdo gjë për ty, të ngjitesha male dhe të kaloja oqeanet, por ti zgjodhe ta tradhtosh këtë besim”.

Monologu delirant është një kreshendo. Dhe më 12 nëntor thuajse bëhet kërcënim: “Durimi im është i paçmuar, por nuk duhet të ekzagjerojmë. Unë jam shumë bujar, jam shumë i disponueshëm, ju që mendoni se më keni në dorë, ju shoh dhe ju njoh.”

Deri më 16 nëntor, ai publikon një foto të një dore, të tijën, me një datë të gdhendur në grusht: 16 nëntor 2021 (ndoshta një datë e lidhur me një marrëdhënie?), dhe një mesazh të gjatë, shumë të gjatë të recituar nga një zë në frëngjisht që thotë:

“Mbaroi, do të lë vetëm. Nuk do t’ju mbush më me mesazhe, nuk do të humbas më kohë me dikë që nuk më do në jetën e tij. Nëse do të më kishit dashur vërtet, gjërat do të kishin shkuar ndryshe. Unë nuk do të vazhdoj të torturoj shpirtin tim për të kuptuar pse silleni në këtë mënyrë. Çfarë kam bërë për të merituar një përbuzje të tillë? Çfarë u bë me gjithçka që më tregove? A ishin fjalë të sinqerta apo fjalë boshe që të më joshin, të më manipulonin, të më jepnin shpresë të rreme?

Zemra ime të besoi, por arsyeja më thotë se nuk ke qenë kurrë e sinqertë me mua. Veprimet nuk pasuan kurrë fjalët. Ju luajtët me ndjenjat e mia dhe nuk u interesuat për mua. Ti je ajo që e nisi këtë histori por unë jam ai që e mbyll. Mund të kishe qenë dikush shumë i rëndësishëm në jetën time, por ishe thjesht një ndalesë e parëndësishme që do ta harroj shpejt. Nuk të uroj më të keqen apo më të mirën, nuk të uroj asgjë. Të heq qafe, kthej faqen. Bëj çfarë të duash me jetën tënde”. Që nga ai moment postimet bëhen edhe më delir.