Ballina Kronika Alma Kaçi dhe Safet Gjici dalin para togave të zeza

Alma Kaçi dhe Safet Gjici dalin para togave të zeza

Alma Kaçi dhe ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, u përballën sot në Gjykatën e Tiranës ku të dy palët i qëndruan kërkesës së tyre për gjykim të shkurtar në seancën paraprake të Gjykata e Posaccme kundër Krimit dhe Korrupsionit.

Burime për mediat bëjnë me dije se në banesën e Kaçiut u gjet një USB e cila përmbante filmime bruto të aktit seksual në zyrën e Bashkisë. Para hetuesve ajo ka thënë se filimimet i ka bërë në kuadër të emisionit investigative “Fiks Fare”, pasi sipas saj ishte gazetare e padeklaruar investigative në këtë emision.

Ndërkohë, në telefonin e Kaçit u gjetën dhe sekuestruan biseda mes saj dhe gazetarëve të këtij emisioni investigativ, ku ajo fliste për këtë filmim. Sipas SPAK, filmimi u bë me vullnet të plotë nga ana e Kaçit, për ta dokumentuar.

Këtë të premte u mbajt seanca e radhës ku të pranishëm ishin Alma Kaçi dhe Safet Gjici. Seanca e radhës pritet të mbahet më 11 janar 2024, ku do të jepen dhe konkluzionet e Prokurorisë.

Safet Gjici ra në prangat e Policisë në Tiranë më 24 qershor. Më 16 qershor në media doli një material video në të cilën ish-kryebashkiaku, asokohe kryetari i Bashkisë së Kukësit, shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë me Alma Kaçin, e cila i kishte kërkuar gjithashtu ta favorizonte në një projekt për rehabilitimin dhe strehimin e qenve.

Disa orë më vonë, pas publikimit të këtij materiali Gjici u detyrua që të njoftonte publikisht dorëheqjen nga posti. Prej kësaj kohe Gjici ndodhet në qeli, ndërsa Alma Kaçi në arrest shtëpie.

Në deklaratën e dhënë më herët Kaçi tha se kishte dyshime se Gjici po abuzonte me pushtetin vendor dhe me detyrën, për këtë arsye kishte vendosur të kryente marrëdhënie seksuale në zyrë, për të vërtetuar dyshimet.

“Kisha dëgjuar dhe marrë informacione se zyrtarë të tillë kryenin veprime në shkelje të funksionit, përfshirë edhe Gjicin. Vendosa të bëj një investigim, nuk kisha aspak qëllim të përfitoja tender apo ndonjë favor të tillë. Doja vetëm të faktoja se si zyrtarët e lartë abuzojnë me detyrën”, deklaroi Kaçi në gjyq.

Ndërsa, nga ana tjetër ana tjetër Gjici nuk ka i kurseu akuzat ndaj Alma Kaçit duke thënë se ai kishte rënë pre dhe ishte viktimë e një skenari të sajuar.

“Nuk ka asnjë fakt, asnjë provë, asnjë firmë a vendim që të provojë se e kam kryer veprën penale. Është çështje e sajuar nga ushtarë politikë”, deklaroi më herët Gjici.

@tn.lajmelokale
@tetovanews